Flokë të ngatruar

Kultura

Flokë të ngatruar

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 15:52
ANELJA LAKO

Gishta, flokësh ngatëruar

Kaçurelave mrekulli

Era frynte ëmbël, shtruar

Unë e ndjeja si stuhi

Doja që ti rregulloja

Po nuk munda nuk e di      

KUR JE LARG MEJE

U mësova të dua kështu nga larg

Me mungesën tënde u mësova

frikë kam kur të kthehesh sërish.

Do jesh ai që kështu e dashurova ! ?

Do më mungosh  ndoshta largësia

Distanca është mall, lotë nëpër sy

Kam frikë se kjo do të  ishte dashuria

..., malli për ty !

U mësova të të dua kur të kam larg

Mos u afro shumë e mos më braktis.

Lermë dorëzuar, rob në mall

..., për hirë të dashurisë!

U mësova të dua kështu nga larg

Me mungesën tënde u mësova

frikë kam kur të kthehesh sërish.

Do jesh ai që kështu e dashurova ! ?

Do më mungosh  ndoshta largësia

Distanca është mall, lotë nëpër sy

Kam frikë se kjo do të  ishte dashuria

..., malli për ty !

U mësova të të dua kur të kam larg

Mos u afro shumë e mos më braktis.

Lermë dorëzuar, rob në mall

..., për hirë të dashurisë!

FJALA E BUKUR

Fjala është e bukur

E lehtë si një aromë,

Por fjala është  e ashper

Kur në zemër si plumb qëllon...

PAS SHIUT

Ti çfaqesh pas shiut

Si puthja pas zënkës së vogël

Me ty qielli dashurohet

Siç dashuria zbukuron botën.

Të shoh, të ndjej atje në skaj,

Siç shoh pikturën në varur

Të  flas me ty dhe kur nuk çfaqesh

Jam qiell për ty që s’kuqesh faqetë

VJEDHËSI I ËNDRRAVE

Nata ma rrëmbeu ëndrën me forcë

në s’kuta e fshehu

vizionin e saj më la në kokë

Mos vall xheloze u bë

që me ty isha në ëndërr

O’ natë s’është faji imë

më beso

Mëri  s’te mbaj

por sërish  do të luftoj

ishe  një ëndërr  më e  bukurë

dua të të shoh sërish

pas syve të shpirtit do ta lidh fort,

dhe  kurr sdo ta harroj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat