Përtej urimit të një ditëlindjeje

Kultura

Përtej urimit të një ditëlindjeje

Nga: Namik Selmani Më: 13 janar 2018 Në ora: 13:30
Namik Selmani

Përtej urimeve është një portë dritësore shpirti.
Vetëm ti ua di misterin e ditëve që kanë kalëruar.
Të vënë përballë një deti me dallgë të larta kujtimi.
Të bëjnë nostalgjik, qoftë dhe për bukën e munguar.

Të bëjnë të sjellësh si kreshnik mjegullat e vendlindjes.
Të bëjnë djalosh me plis që ngjitesh në pishat pikëlorë.
Të bëjnë lodërtar e kryekrushk në dasmat shenjtërore
Të bëjnë poet bjeshkatar me zë të ëmbël në kroje.

Më thuaj ç’të mbeti nga krismat e nga llulla e gjyshit në kullë!
Sa fjalë të pathëna të bacë Halilit u rreshtuan ditëve ngjyrëbajrak.
Oo, janë larg livadhet e Bërliqit të vraposh pas një luleje.
Është thellë varrrit nënë Ajna që të të puthë sonte në ballë.

Mund të mos marrësh që larg një valle trimash Belleje
Po një valle shkronjash të bëka sot mes miqsh prijatar.
Ne sytë e fëmijëve mbete si lulishte e diell me rreze
Në trokitjet e mërgimit e fsheh një rrudhë e një lot margaritar.

Do të shkojnë ditët me galop kali në karvanin e pambarimtë 
Do të të marrin sërish në sup të përmalluar e të lodhur.
Hej, poet, të mbajmë bashkë Bajrakun e Fjalës si pelegrinë.
Të hedhim një hap më shumë gjoksin për ta ngrohur.

Gjerdanojnë trëndafilë urimi sot në Pejën dritëmagjiie.
Vër sot në Muze Kujtese trishtimin ku mund të vyshket shpirti!
Oo, mbill ca vargje si zambakë Prizreni a disa ullinj të lashtë Çamërie
Pa u tutur e pa u skuqur për borën e viteve që mbin si filizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat