Loli ka gabuar - Bota Sot
Loli ka gabuar

Kultura

E hënë, 21 maj 2018

Loli ka gabuar

Nga: Fatmir Lohja Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 11:14
Fatmir Lohja

Lolin e kanë arrestuar. Kur u  mor vesh lajmi në fillim,qyteti ynë i vogël u trand. U duk si një rrebesh, që vjen papritur.Me gjëmen e tij   më shumë e habit gjindjen se e lag. Ka tre ditë që është në qeli.U bënë  ndërhyrje të shumta nga lart edhe poshtë,majtas e djathtas,deri në krevat, për të bërë marrëveshje,për ta liruar. Loli nuk i pranonte kushtet   e afruara.Për qeverinë është fajtor.Për qytetarerët, që e njohin dhëmbë e dhëmballë,nuk ka bërë ndonjë hata.Policia ka konstatuar, se ka qënë i alkolizuar,kur po voziste me autovetur.

Loli,me shokun e ngushtë, Coli ,vetëm kur e “disifektojnë”   gurmazin,u shpërthen fantazia humoristike.Meqë policia dhe prokuroria e kanë dërguar çështjen në gjykatë,u nisa për atje.Vellai im është gjykatës.U nisa për ndërhyrje të pastërt. Shumë u mundova rrugës,si  do ta hapja bisedën me vëllanë.Lolin me Colin, i dua shumë. Edhe ata më respektojnë. Edhe në diktaturë,edhe në pseudodemokraci,kanë folur me mua, pa pengesa doganore.

 A është gjykatës Alfonsi në institucion?- pyes  me emocione frenetike një polic të gjatë, te shkallët.

Çfarë e ke t’i gjykatësin?- më pyet ,me turi varur.

Shok,- i përgjigjem,pyetjes absurde.

Ti qenke komunist!Ku ka shokë më?A je në këtë dynja?Shokët kanë ikur me yllin në flamur.Sot ka vetëm zotëri,- më ulurin,me të thënë mendja,se  e ka pickuar nëperka.

Nuk e kam zotëri,- i përgjigjem me ton.

Nuk të lë të hysh brënda me këto mend!-  me trupin madhosh, më zuri rrugën.

Me zhgënjeu polici demokrat.Nuk ia vlente të merresha me atë.Nga kisha majat,vendosa thembrat, me mendimin që ta merrja  në telefon. Nga prapa dëgjoj një zë femëror, që po më thërriste me emër. Ktheva kokën pas. Shoh sekretaren e gjykatës.

Eja! Gjykatës Alfonsi është brënda,- dhe ftesën e shoqëronte me dorë,që të shkoja në drejtim të saj.

Nuk e lë unë!- ndërhyri polici i “papolitizuar”.

Pse?

Komunistët nuk kanë më vend në gjykatë!E quan zotin gjykatës:” shok”.Ky nuk e di se në çfarë viti jetojmë?- dhe polici u përskuq në fytyr.

Nuk e ka as shok, e as zotëri,- u mundua ta sqaronte sekretaria.

E çfarë e ka?- e pyet polici me siguri,i bindur se e zuri në gabim.

E ka vëlla edhe nga nëna,edhe nga babai.

Me të marrë njoftimin,polici nga kacagjel ,u tjetërsua në pulë, pularije.M’u neverit,kur donte të më shpjegonte se po bënte shaka me mua.Alfonsin e gjeta në zyrë.Kur më pa, hapi sytë me habi.Hoqi pelerinën e zezë dhe e vari në portmanto.

Erdhe se erdhe në zyren time,ndonëse je betuar përpara prindërve,se nuk do të vije të  ndërhyje në punët e vëllait më të vogël, - tokëm duart vëllazërore.- Kam kohë.Sapo mbarova një gjygjë civil.E di pse ke ardhur.Ke bërë mirë.Edhe unë do të ndërhyja te ti ,për Lolin.Ai është shoku yt,por edhe unë e dua shumë.Po bisedojmë në zyrë,me pas kafet i pimë jashtë. Jam i gëzuar, se është hera e parë, që më vjen te vendi i punës.

Paskam emocione të mëdha në këtë zyrë,- i them me sinqeritet.

Mos e mendo gjykatë.Ke ardhur te puna e  vëllait, më të vogël.

Zumë vend te kolltuqet e rehatshëm.Në fillim me trëmbi shumë.Më shpjegoi ligjet ,se sa mund të denohet robi,që ka pirë alkool dhe është duke vozitur  makinën.Për gjoba dhe heqje patente e kam ditur.Kohët e fundit, është futur në ligj, si masë ndeshikimore, edhe punë pa pagesë  në komunitet,por edhe burgosje.” O Lol! Çfarë i paske bërë vetes!”- më përshkoi, kjo thirrje e brëndshme , tërë trupin.Kur filloi të flasë si Maliqi,më qetësoi bukurmirë.Më pas ,te bari përbri institucionit,pimë nga një kafe, që na shijoj shumë,sepse kujtuam humorin e Lolit.

U ndamë ,duke i premtuar njëri-tjetrin,se do të takohemi më shpesh.U nisa direkt për të takuar Colin.E gjej me kacabuj në kokë.E shante,dhe e stërshante Lolin,me të thënë mendia se e ka armik.Duke gjuajtur njëri-tjetrin me shigjeta ironie ,i kam parë shpesh,por në luftë me shpata as nuk i kam parë ,e as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.

Coli pat njëfarë të drejtë në mërzitjen e tij.Ka organizuar banorët e qytetit,me plaka dhe pleq,me gra dhe burra,me vajza dhe djem,përpara dyerve të komisariatit,për lirimin e shokut të vet.Edhe i madhi i policisë,edhe kryetari i prokurorisë,kanë deklaruar publikisht,se e lirojnë Lolin menjëhere,nëse deklaron përpara kamerave televizive,se nuk pin më alkool.Meqë Loli nuk e ka pranuar këtë kusht,letrat janë përcjellë për në gjykatë.

E kam thënë prej kohesh.Eshtë ca i trashë,- e mbylli ligjeratën Coli.- Mesa di unë, e ke një komshi që punon në gjykatë? - me gjuan papritmas.

Nuk kam komshi në gjykatë,- i përgjigjem ,kinse seriozisht.- Vëlla im I vogël,Alfonsi,punon gjykatës.Këtë të dhëne e keni edhe ti, edhe Loli.

Vëlla e ke pasur, kur keni kënduar në një qymez.Tani, që ai ka dalë në shtëpi më vete,i bie ta kesh komshi,- dhe më shihte në dritë të syrit.

Edhe më vinte për të qeshur,edhe për t’u grindur vendshe.Në konstatimin e tij kishte diçka të vertetë.Gratë nuk po na shkojnë si motra.Kur jemi bashkë rrimë lirshëm, si në fëmijëri.Ku kemi gratë në krah ,apo në tavolinë,diçka nuk shkon.Qëndrojmë si të  mpirë.

Nuk flas më me Alfonsin,- i them me seriozitet,duke tkurrur tërë trupin,për të mos më dalë e qeshura jashtë.

Kaq material ju nevojit.I qësendisi  mbarë e mbrasht të gjitha institucionet e drejtësisë, pa asnjë shpresë ,se vitingu do të ndreqë gjë. U fut në analizë sociale,i bindur se shoqëria është ftohur ndërmjet vedit,pas ardhjes së demokracisë.Hillej sa në një degë në tjetrën,pa pika e presje.

A do të pushosh?- e pyes me ton.

Kam dy ditë që nuk kam vënë në gojë alkool, - kërkoi të mbrohej.

E pse?

Ai aparati,që i kanë vënë Lolit në gojë,nuk është si tubat dikur.

Çfarë ndryshimi kanë?

Ata, u mbaronin shpejt rrugorëve,ndërsa aparati i ri, e mat përqindjen e alkoolit tërë qytetit,pa ju drillur qerpiku asnjë çikë.Shumë nderhyrje bëmë për Lolin.Të gjithë një përgjigje na jepnin:”E ka nxjerrë aparati,nuk kemi çfarë të bëjmë.”

Aparati u vihet shoferave,jo qytetarëve,- e gërgas.

Kam nxjerrë mësime nga eksperienca e shokut.Kur të dalë e verteta, sa ma kanë matur alkoolin si kalimtar,e jo si shofer,mbetem pas hekurave,me justifikimin e mësipër,të shefave.

Eja ta pimë nga një gotë!- e ftoj.

Nuk vi!Kam shokun në burg,- më përgjigjet me tonalitet.

Si të duash.Nga gjykata po vi,- dhe u nisa drejt bufesë,me hap të sigurtë.

Me këtë arsyetim vi.Pse je burrë i mirë,do të paguaj unë,- dhe erdhi pas meje si çapaçul.

Porositëm kafe me bisht.Bishtin,pa filluar kafen,Coli e çoi me fund.Bishtin tjetër e porositi dopio.

Çfarë po bën?-  e pyes.

Po çoj dorën në vend.Nuk e sheh si më drillet nga emocionet?- dhe më nxorri shuplakën e dorës te sytë.

Edhe nga alkooli,edhe nga fjalët e mija nga gjykata,u qetësua bukurmirë,por nuk mund të rrinte në karrige. Ora 14,që do të jepej vendimi i gjykatës,i dukej larg,ndonëse ishte mesditë. Nuk i tregova  të gjitha,se çfarë biseduam me Alfonsin,por vetëm,që në orën 14,gjykata do të japë vendimin, nëse do ta lirojnë në vend,apo do ta mbajnë në qeli,deri në përfundim të hetimeve.

Ti më ke thënë, se nuk i  ndërhyn vëllait ?- më pyeti,pasi u kujtua.

Për Lolin  bëra  përjashtim,- i përgjigjem serioz.

Kaq pordhac është Alfonsi,sa nuk i tregon as të vëllait,nëse do ta lirojë,apo do ta mbajë në burg ,Lolin?- më gjuajti,për të më nxjerrë diçka më tepër.

Çoi fjalë!Po nuk deklaroi se nuk pi më raki,vështirë se del sot.

U çua menjëherë në këmbë.Shkoi  për të paguar.Kamarieri nuk i mori para,se i bëra me shënjë, që do të paguaj unë.

Do të takohemi sot?- më pyet ,pa hapur derën e lokalit.

Pa tjetër.Këtu do ju pres,-i them me siguri.

Pas Colit, dola edhe unë nga lokali.Shkova në shtëpi ,për të ngrënë drekën.Për punë nuk u beja më për atë ditë.Njëgjysëm leje e mora nga shefi.Pak,pas orës 14, mora rrugën në drjetim të gjykatës.Coli me Lolin,të kapur përdore,ecnin në mes të turmës.M’u kënaq syri,kur shihja respektin e qytetarëve, për dyshen famoze të humorit,në  qytetin tonë të vogël.Me cigare në gojë, po prisnja sa të ndaheshin nga turma.Sa më panë,u nisën drejt meje.

I mirë është Alfonsi,por t’i je më i madh,- na fut një lavderim dyshe,Loli duke  tokur duart.

Jam tre vite më i madh se ai,- ia kujtoj.

Moshën ju a di,nuk e thashë për vitet që keni mbi supe,- më tha pranë veshit,kur po qafoheshim.

Kërkova të ndahem, i bindur se Lolin e prisnin në shtëpi.Nuk  më linin të dy,të shkëputesha.Pa pirë diçka me ata,nuk kisha asnjë shans   të shkoja  në shtëpi.U dha  urdhër ushtarak,dhe duhej ta zbatoja me përpikmëri.Në të kundërt, tërë jetën nuk do të më flisnin më me gojë,zotim që e dëgjuan shumë veta përreth.U shkova pas me ëndje.

Ti deklarove përpara gjykatësit, qytetarëve ,kamerave televizive lokale, kombëtare,ndërkombëtare, se nuk do të pish më raki,- ia kujton Coli,kur zumë vend në një lokal,të lagjes.

Kush tha se nuk e deklarove? - e pyet Loli me habi.- A më dërgova fjalë vete,se pa bërë atë deklaratë, përpara gjykatësit,nuk dilja sot nga teqja?

Po.Krejt e vertetë,- përgjigjet Coli me dyshim,se nuk po e merrte vesh se ku do të dilte shoku i tij.

Klubi nuk ka vetëm raki,- filloi ta tirrte Loli,me qësëndi.- Po ju jap besën,se sa të kem ymer mbi dhe,nuk do të pi më raki!- dhe na kapi nga një dorë mua edhe  Colit.

O kryderr! Shyqyr që të erdhën mend!- dhe Coli i binte me çok lehtë, ne kokë.- Pse nuk e bërë deklaratën në qeli? Nuk do të rrinje  tre ditë brënda.

Në polici dhe hetuesi,më kërkohej tjetër deklaratë.Atë nuk e mbaj dot.Si burrat po ua them.

Lokali u mbush plot.Nuk dëgjohej miza.Vetëm dy shokët debatonin.Pas replikave prishej qetësia ,padashje,sepse të tërë  qeshnin me të madhe.

Ku qëndron ndryshimi midis deklaratave?- e pyet Coli.

Kanë ndryshime thellësisht cilësore,- e tjerrte Loli me qetësi olimpike.- Kaq i trashë je, sa nuk e kupton ndryshimin?- e gjen Colin krejt pa përgatiturt.

Po zotëri.Nuk e kuptoj.Ma shpjego me mendjen tënde, të ndritur.

Në qeli ,m’u kërkua që të zotohesha,se nuk do të pi më alkool.Në gjykatë deklarova se nuk do të pi më raki.

E ku është ndryshimi,- nuk ju durua një djali të ri, pa pyetur.

Nuk do të pi me raki.Fjalës do t’i rri, dhe pikë.Jam burrë :” Kur jap fjalën , theri  djalin, për ta mbajtur” ,- e thotë proverbi i vjetër.Më vjen keq, që nuk e shihni ndryshimin cilësor,në thelbin e dy deklaratve. Alkool ka edhe uthulla.Sallatën pa uthull nuk e kaloj poshtë në stomak. Me alkoolin ,do të kem marëdhënjë të ngrohta çdo ditë,deri sa të shkoj tek të shumtit.- dhe Loli e urdhëroi kamiarierin, si fillim ,të na sillte tre birra dhe tre xhevrekë.

Ne lokal u bë një zhurmë e madhe nga të qeshurit.Kalimtarët e rrugës ktheheshin dhe fusnin kokën brënda, për të parë së çfarë ka ngjarë.Sa shihnin Lolin me Colin,largoheshin buzagaz.

Si të trajtuan në polici?- e pyet Coli- Lolin,pasi e pinë gjysmën e shishes me një frumë.

Nuk ka më mirë.Po të më vinë në shtëpi  ,më korisin.Nuk kam mundësi t’i pres aq mirë.- pas përgjigjes se Lolit,të pranishmit qeshnin si brënda dhe jashtë lokalit.

Dihet,- e miraton si mendushëm Coli.-Në shtëpi nuk ke pranga.

As pranga, e as shkop gome,që ishte më i vështirë në trup.Mos e provoftë kush,se nuk është eksperiencë e mirë.

Edhe sot,shkopi i gomës në përdorim?- e cyt  Coli

E kanë për proçedurë,për t’u sjellë mend në kokë gjindjes.

Në diktature dihej,por edhe në demokraci?- e ngacmonte Coli.

Të njejtë polic janë.Atë procedure, që kanë mësuar në fillim, e zbatojnë me korrektësi.Ta pimë pak birrë,se më mbyte me pyetje politike,- I drejtohet Colit me ton.

Shumë klientë, me gjendjen emocionale humoristike në gjoks, kërkonin të paguanin tavolinën .Degjoja shprehje të sinqerta, për dyshen: “Janë të paparë. Dyshja më famshme në botë.Edhe kur kanë halle, e kalojnë me humor.Lum qyteti jonë,  që i ka.”

Dëgjoni!Në qeli kishte edhe më keq se unë,- e filloi Loli,pasi hapi shishen e dytë të birrës dhe lokali ra në qetësi.- Shteti demokratik,na i quan faje veprimet,që në i bëjmë çdo ditë, të cilat edhe diktatura nuk na I hoqi,sepse jemi mbrojtur me traditën dhe të drejtën zakonore.Në qeli gjeta një dyzetvjeçar.E kishte denoncuar vjehrra,se i kishte rrahur të bijën.

Mirë ia kanë bërë qenit,- nuk ju durua Colit.- A mbeti në burg?

Fatkeqësisht në burg është.Nuk është në traditë që vjehrra të denoncojë dhëndërrin.Ka burra fisi, që t’i dalin zot të bijës.

E ku ështe fatkeqësia?Si u rrihka gruaja?- nuk mbahej Coli.

E shoqja, e dyzet vjeçarit, bënte protetsa,përpara dyerve të komisariatit, me tre fëmijët  e vegjel,t’i lironin jaranin nga burgu, se e do shumë. Policët,me indiferentizëm,i nxirrnin denoncimin që ka bërë nëna e saj.Vjehrra ime nuk jeton.Col, t’i duhet të kesh kujdes,se ke vjehrrën e re!- e këshillon shokun ,papritmas.

Kaloi kohë kur u rivu qetësia.

Nuk banoj me vjehrren, në një shtëpi.Ajo jeton me djalin e vet,- sqaron Coli, gjindjen përrreth.

Vanthija,vjehrra e rrezikziut ,jeton në Athinë.Erdhi nga ana e anës, dhe futi dhëndrrin në burg,që të edukohet  identik si grekërit. O pikë e zezë!A ka turp më të madh, që ne shqiptarët të bëhemi si grekëri!Grekërit e thonë vetë,se ilirët i merrnin gratë me vete kur shkonin të pinin verë nga mjalti,për t’i mbajtur në krah sarahoshat, kur të ktheheshin në shtëpi.Kjo tregon se mitikisht  gratë na duan shumë, prandaj grekërit kanë qënë, e  janë xhelozë për dashurinë që tregojnë  femrat shqipëtare ndaj ne burrave.Gratë greke nuk i duan burrat e tyre se janë llafëzanë.Ne shqiptarët nuk i përgjigjemi zallamahisë së grave me fjalë.I këpusim drutë shkurt,me një shpullë.Keto dy jane arsyet qe eksperienca greke nuk mund të importohet në Shqipëri. Col! Je pak I ashpër me gruan edhe me vjehrrën.Pse të kam mik,po të këshilloj  t’i trajtosh më ëmbël,më me  dashamirësi.A do të integrohemi në Europë?Duhet të jeshë më elegant me gratë!

Po drogaxhi a kishte në qeli?- i bën pyetjen Coli,për ta shkëputur Lolin, nga tema që kishte në gojë.

Ata ,më shpejt dilnin se hynin.Ero të mëdha mbanin për kusure.

Po për politike a kishte në qeli?- e tjerrte Coli me pyetje.

Njëri ankohej, se e kishin arrestuar për politikë.

Edhe në demokraci të dënuar politikë?- kinse  habitej Coli.

Avokati i tij,më tha në kofidencë,se e kishte të vështirë ta nxirrte krejt pa lagur.Aty ku ka drejtuar,pronën publike e ka pastruar si tepsinë e bakllavasë,pas viti të ri.

A ke zënë mend,o qyqar?- e thumbonte Coli.

Shumë.Sa të shkoj në shtëpi,kam për të rënë në krevat me gruan.Këtë veprim, e bëj nga respekti që kam fituar për gruan, në qeli.Eksperiencën e dyzetvjeçarit,kush ka mend, nuk e provon.

Si shumë po hapesh?—e pyet Coli.- Me gjykatën ende nuk ke mbaruar punë.I kam bërë kërkesë,që punën në komunitet,ta bësh pranë servisit tonë.

Ju jap fjalën!- dhe Loli u çua në këmbë.- Më parë shkoj në burg,se punoj për pronarin e tij.

Ulu!Ulu!- e këshillonte Coli.- Nuk e ke krejt keq mendimin.Për tri ditë ke zënë tërë këto mend.E parashikoj ,se pas gjashtë muajsh në qeli,ke për t’u bërë akademik.Unë jam i pazgjuar.Ngrej tërë qytetin në këmbë,për të nxjerrë zotërine tënde nga qelija, dhe t’i nuk e pranon bamirësinë e pronarit tim,por me trimëri kërkon të kthehesh në qeli.

Nuk vi!

E ke gabim!

Nuk vi!

Më lirë më bie mua, që nuk pranon.Nuk do të kem shpenzime, për të mbajtë tërë ditën,se para tek ne, nuk merr për punë vullnetare.Të premtoj ,në sy të tërë këtyre burrave në lokal,një kaush duhan, do ta çoj  çdo jave,me dëshirë, në qeli.

E pse jo pakatë,- filloi të riorganizohej, Loli.

Ke deklaruar, se më i mirë është duhani i katundit, se cigaret e importit.Nuk e pi me të drellur se nuk ke kohë.Në qeli,do të keshë kohë sa te duash,ta drellesh çdo minute.Ka dy vjet ,që duhani I katundit me qelb shtëpinë.Ta dhuroj ty, edhe dal burrë i mirë, edhe qelbim qelinë.

A mendon, që në këtë moshë, kam për të  mesuar  ta drell?- e pyet Loli.
Për duhanin kam shumë shpresë.Për të tjerat nuk kam  besim se ndryshon.Nuk të vjen   politika përshtat, - dhe Coli e ktheu shishen e birrës me kënaqësi.

Edhe t’i politkan i fortë!A na tregove vete,se kanë qene duke të therur si kihin,në qendër të komunës,- ja zuri  në fyt  birrën.

Ti më dhe të drejtë kur ta tregova,tani pse po ndryshon mendim?

Ti po më uron burgun,ndërsa unë dajakun e katundit.

Përseri dal unë më i fituar,- e sulmon Coli.

Pse?

Po më hëngri shpina, të shkoj në katund,do të ha dajak.Ti kërkon të shkosh në qeli më këmbet tuaja!jA e ke menduar, se jo vetëm   do të izolohesh,por do të përkëdhelesh edhe me shkop gome.Bëju pak I zgjuar!Më mirë gjashtë muaj vartësi im,se të jap fjalen në sy të tërë këtyre burrave, se do të edukoj me përkushtim,si një mësues i mirë, - dhe Coli e zbrazi shishen e birrës.

O pikë e zezë!O zoti polic!Çfarë të shtyri të më  matje përqindjen e alkoolit,me aparat ?Pa aparat, do të ishim marrë  vesh më mirë,dhe Colin,shokun tim të ngushë, do ta kishim shpëtuar, që të mos bëhej politikan, - edhe Loli e shkundi shishen me fund.

Në tavolinë erdhën birra të tjera.Nga të qeshurat, fytyra po më mpihej,sikur të kisha bërë gjilpërë tek dentisti.Me pulpat e gishtave  fillova t’i bëj fizioterapi muskujve të faqeve.Hille Loli e Prite Coli,humori në lokal shtrihej sa gjërë e gjatë.Nga jashtë u dëgjua një potere grash.Pas pak,në derën e lokalit, u pa furtunë e shoqja e Lolit.Sa më pa me të shoqin, i shpërndau retë.

Eja shpirt!Eja xhan!Eja flori!- dhe Loli u drejtua tek ajo me shumë dashuri dhe respekt,që e ka pëfituar të freskët ,në qeli.Rrok e puth e bëri tërë pështym.

Ke pirë përsëri raki,o faqezi?- dhe e shoqja sheh nga unë.

Kam bërë deklaratë në gjykatë edhe në media su nuk pi më raki,- u ngrefos Loli.- Të dua shumë.

Të paskan ardhur mend më duket!?

Per tri ditë,edhe Coli e vuri re,pak më përpara,se kam mbaruar akademinë, për shkencat sociale.

Eja në shtëpi ,se  të afërmit tuaj,po të presin !

Dolëm nga lokali me humor.Atë natë,në qytet,dritat u fikën shumë vonë. Banorët gëzonin për Lolin,që u rikthye në shtëpi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test