Medita e Medvegjës - lot malli në kurbet - Bota Sot
Medita e Medvegjës - lot malli në kurbet

Kultura

E hënë, 20 gusht 2018

Medita e Medvegjës - lot malli në kurbet

Nga: Selman Rexhepi Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 10:55
Selman Rexhepi

Meshkuj lindin, vështirë të reziston të vdes burrë, jeta të përplas në të mira dhe të këqija, jeta ka dashuri.

Të jesh i varfër, atdhetar e i sinqertë me popullin  tënd, pa dyshim të rrallë lindin.

T’u rezistosh vështirësive që jeta i jep e i merr njeriut. Nganjëherë pyes veten se mos vallë unë njoh një njeri të tillë. Më iku mendja te një burrë serioz, i vendosur, patriot, atdhetar i madh, i ndershëm, familjar dhe shumë modest. Kjo  legjendë e gjallë,  që u doli përballë sfidave dhe nuk u dorëzua, jetoi me mall dhe nuk iu përkul njerëzve të ligj. U detyrua të largohej nga vendlindja  për shkak se nuk mundi të heshtë përballë padrejtësive që i kanoseshin popullit të tij të varfër, por zemërbujar e atdhetar shqiptar deri në pikën e fundit, një humanitar i palodhur, i tillë ka qenë gjithmonë. Jetoi larg vendlindjes e bëri shumë për vendlindjen, aty ku iu dha mundësia. Jetoi me mallin e nënëlokes e qëndroi  si shkëmbi i fortë duke i fshehur lotët e mallit për familjen. Ky është  Medita i Medvegjës, por dhe krenaria e tërë kombit shqiptar.

Ky  Meditë shqiptar, i vlerave të vërteta të kombit, ëshë një shembull i mirë për çdo atdhetar e intelektual të ndershëm shqiptar e ky është z. Osman Sadiku (BABUSHI), i lindur në Kapit të Medvegjës, më 17.9.1958.

Më 1983 mërgoi në Zvicër me statusin politik që guxoi t’i kthehet vendlindjes vetëm pas 21 vjetësh,  në shtëpinë e vjetër, në vitin 2002, ku nuk e priste nëna, siç ishte mësuar ta priste në pragun e shtëpisë. Me këtë Meditë të shquar u takuam unë Selman Rexhepi dhe Sadik Jashari, ku vendosëm për emërtimin e SHKA "Shqiponjat e Medvegjës”. Ky propozim për emërtim erdhi nga Medita z,Osman Sadiku (Babushi). Ky ndër të tjerash tha;"Ato-ata janë shqiponjat e Medvegjës"  dhe sot gëzojnë këtë emër nga Medita shqiptar i Medvegjës, Babushi.

Humaniteti dhe kontributi i Babushit nuk mund të përshkruhet as me libra të shumtë. M’u kujtua viti 1991, kur unë Selman Rexhepi ia vizitova familjen këtij patrioti, që ishte shumë e mërzitur. Loti më doli nga thellësia e zemrës dhe u thashë se ne jemi ushtarët e Babushit. Ju mos u mërzitni,  ku aq shumë u emocionova dhe shkova drejt Medvegjës. Aty në urën e qytetit u takuam me N. Filliqin,  ku bëra një sallto para tij dhe i thashë se ne jemi "ninxhat" e Osman Sadikut, ku filluan të më sulmojnë serbët, që gjendeshin rreth tij. Këto janë vetëm një pikë ujë nga jeta e Babushit, që dha një jetë të tërë për kombin, për gjuhën që sot hyri në faqen e bardhë të historisë sonë kombëtare e atdhetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test