Mbarësitë e zhvillimit të arsimit në trevën e Ferizajt (1941-1999) - Bota Sot
Mbarësitë e zhvillimit të arsimit në trevën e Ferizajt (1941-1999)

Kultura

E hënë, 18 qershor 2018

Mbarësitë e zhvillimit të arsimit në trevën e Ferizajt (1941-1999)

Nga: Isak Ahmeti Më: 5 mars 2018 Në ora: 11:17
Kopertina e librit

Pas botimit të librit "Vatrat e shuara arbërore"(2015), autori Tefik Ajvazi-Mjaju, me një përvojë të gjatë arsimore-pedagogjike ,edhe si këshilltar pedagogjik , vjen me librin e tij të dytë , me monografinë studinore me titull:

Mbarësitë e zhvillimit  të arsimit në trevën e Ferizajt (1941-1999)

Është ky një libpër mjaft përmbajtësor i shkruar me shumë përkushtim e dije rreth problematikës së trajtuar.Aty autori  ka paraqitur , në mënyrë mjaft të gjithanshme , rrugën e zhvillimit të arsimit në trevën e Ferizajt në periudhën 1941-1999.

Librin në fjalë  autori e ka strukturuar në pesë pjesë .Te pjesa e parë e librit ,  autori, Tefik Ajvazi-Mjaku, ka përfshirë 29 personalitete që kanë punuar në trevën e Ferizajt, qoftë ajo edhe kohë shumë e shkurtër. Aty , siç e ka vënë re edhe Latif Nallbani , janë personalitete të brezit të parë , të dytë dhe të tretë , pa ndonjë përkufizim të saktë të breznive ; ata ishin të gërshëtuar brendapërbrenda brezave.

Brezi i parë,sipas autorit të veprës në fjalë , ishte kryesisht nga Shqipëria , të ardhur  sipas kërkesës të organeve të Kosovës, që ishin dërguar nga ministri i atëhershëm i arsimit  , në Qeverinë e Shqipërisë , Ernest Koliqi.

Të brezit të dytë ishin arsimtarët nga Ferizaj  dhe rrethina ,  të cilët , siç dihet , pas LDB, ishin përgatitur në kurse  të ndryshme pedagogjike vetëm e vetën për ta ndihmuar  arsimin në këtë trevë.Në këtë printe Shaban Vata , Hysen Luma , Fejzullah Çerkini , Metush Maloku etj.,të cilët ,përveç arsimtarë e arsimdashës ishin ,sipas vlerësimit të autorit, edhe atdhetarë të dëvotshëm .

Brezi  i tretë vjen pasi ishte trasuar  një pjesë e rrugës   së arsimit kombëtar.Ishte kjo një periudhë e vështirë kur arsimtarët  përballeshin me shumë sfida:persekutime , diferencime ,  

burgosje  etj.Por ata nuk pushuan kurrë  së vepruari për ta zhvilluar , përparuar e mbrojur arsimin shqip ,  substancën kombëtare , shpirtin e kombit.Në atë kohë të vështirë , siç dihet fare mirë  edhe nga popullata e kësaj ane , ishte dhe vepronte  tandemi:Sinan Sahiti dhe Halil Buçinca , të cilët bënë shumë për t 'i mbrojtur  arsimtarët  nga përndjekjet e egra  serbo-sllave.Vlen të theksohet  se përshkrimi i secilit personalitet është shoqëruar edhe me foto , gjë që lëndën e trajtuar dhe mbarështruar në libër e bën më interesante , më të prekshme dhe më të kapshme.

   Te pjesa e pestë e librit  , autori  bën fjalë për themelimin , suprimimin dhe rithemelimin e Entit Pedagogjik në Ferizaj, i cili ishte herë komunal e  herë ndërkomunal.Te kjo pjesë e librit  autori  shkruan edhe për vështirësitë  me të cilat ishte përballë  Enti Pedagogjik ,  veçanërisht vihen në spikamë  obstruksionet  e shunta  serbo-sllave për ta zhvlerësuar dhe dëmtuar  këtë Institucion...Për të gjitha këto   autori shkruan me shumë përkushtim , me shumë fakte  dhe me një gjuhë sa të pasur aq edhe të rrjedhshme.

Ky libër studimor , siç e ka vënë re edhe Halim Hyseni ,një njohës i mirë i arsimit shqip në Kosovë ,është një almanah udhërrëfyes  për rolin që ka arsimi për të ardhmen e Kosovës dhe të kombit në përgjithësi . Libri në fjalë , nëpërmjet mësuesve , institucioneve arsimore etj.pasqyron mjaft qartë aspiratat kombëtare  si dhe terrorin  shtetëror serbosllav të  ushtruar mbi shqiptarë me qëllim  të zhdukjes së tyre dhe pushtimit  të përjetshëm të tokave të tyre.

Nga leximi që i kam bërë këtij libri( të cilin vetë autori ma ka dhuruar me dedikim të veçantë për çka e falënderoj nga zemra), kam  kuptuar  se ,ashtu siç e ka thënë edhe Halim Hysenu , Komuna e Ferizajt nuk do ishte  kështu  si është po të mos ishin shkollat  në gjuhën shqipe , institucionet edukative dhe arsimore shqiptare dhe bartësit - mësuesit atdhetarë shqiptarë, të cilët bënë  çdo gjë që të mos harrohej memoria kolektive e kombit tonë  , gjuha jonë  , të parët tanë(fq 13).Krejt në fund le të themi se një meritë e veçantë  i shkon autorit  cili, pas një pune dhe  hulmtimi të përkushtuar ,me plot vetëmohime e sakrifica , ka arritur t'ia dhurojë lexuesit shqiptar dhe jo vetëm atij një libër me shumë vlera .Ky libër vjen tek lexuesi shqiptar  falë përkushtimit  , sakrificës ,  guximit dhe vetëmohimit  të autorit ,Tefik Ajvazi-Mjaku , të cilit do duhej t'i  takonte një mirënjohje e veçantë edhe nga ana  e Komunës së Ferizajt !Le të shpresojmë!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test