Lëre hënen le t'ndriçojë

Kultura

Lëre hënen le t'ndriçojë

Më: 12 mars 2018 Në ora: 12:50
Jan Kosova

Si një varkë e boshatisur
që pa adresë  në det lundron
Si një fshat krejtë I braktisur
ku oxhaku më nuk tymon
si  oqean  i qetë pa valë
 i humbur thellë në kujtime
si një zog me krah të thyer
ashtu ka mbetur zemra ime.

Vuajtjen shpirtit t'ja lehtësoj
me ndihmo ti o zot
lëre hënen le t'ndrçojë
nata le të zgjatet sot
të paktën në ëndërr ta kujtoj
po s”e pash nuk duroj dot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat