Legalizimi i shoqatës

Kultura

Legalizimi i shoqatës

Nga: Fatmir Lohja Më: 15 mars 2018 Në ora: 09:06
Fatmir Lohja

Në tren, në një gabinë, gjendeshim pesë pasagjer.Rrugën e kishim të gjatë. Kur na shteruan pyetjet e përgjigjet e njohjes,më i vjetri, filloi të na tregojë. E dëgjonim me përqendrim,për të shkëputur vëmendjen nga rram-bamet e trenit të vjetër,që zvarritej mbi shinat e ndryshkura,të kacavarura  mbi binarët e kalbur.E nisi rrefimin:

Tre burra, me mustak, u takuan në gjykatë,se do të legalizonin një shoqatë. Xhani ju digjej nga emocionet e  shumtë. Për shumë kohë, e rrahen ujin në havan,se kush do të fliste në gjykatë. Secili kërkonte t’i bishtnonte përgjegjësisë. U dhanë variante  të ndryshëm për caktimin e tij.Vunë si kritere; moshën; hallin ; bukurinë; pasurinë,….E pranoi më i madhi në moshë,vetëm me kushtin, që të zgjidhej kryetar.

Shkuan në sekretari,për të pyetur se çfarë dokumentash u nevoiteshin, që të ligjëronin një shoqatë.Sqimataria , sapo e dëgjoi shpjegimin e siglës ShMBDhG, pra, Shoqata e Mbrojtjes së Burrave nga Dhunimii Grave,në fillim e mori me hare,se qendronte rehat-rehat mbi karrigen, që e kishte  për merak. Me finesë grashë, ju kujtoj azganëve  mbajtjen e musteqeve të gjatë. Me lezet ,kërkoi t’I përcillte sa më shpejt,për të shkuar turra-vrap, t’u tregonte shoqeve ngjarien e padëgjuar, dhe të paparë në gjykatë.

Mjeranët, me burrëri,kërkonin t’i mbushnin mendjen pilivesës, se kishin ardhur me trimëri, për të kryer punë. Sekretaria, duke u përskuqur në vazhdimësi, ngadalë- ngadalë, ju a bëri mendjen çorap,duke i kërkuar të plotësonin dokumenta e stërdokumenta pa hesap. Në fund fare, me tonalitet të lartë, ju a bëri mëse të qartë,që të mos shkonin më në gjykatë, pa avokat.Panë e ç’panë burrat me mustakë, dolën tok jashtë,pa bërë shamat.

Për t’u përqëndruar, dhe për të përcaktuar detyrat për të ardhmen ,shatra-patra ,u futën në një kafe, pranë gjykatës. Ju kishte rënë në sy,ndërsa flisnin me “pilivesën”, një riosh  u sillej vërdallë  , me çantë në dorë, sa një dollap.U befasuan, kur ju prezantua si avokat.

Sapo ju ul në tavolinë, me zë të ulët,por pa pika edhe presje, ju premtoi se do t’u zgjidhte punë.I grishi bukurmirë tre herojtë e ngratë.Ligji, që  ai e njihte mirë,e lejonte organizimin e shoqatës në fjalë,duke i përcaktuar qartë të drejtat dhe detyrat,në aktin e themelimit,dhe statusin e saj.Nga eksperienca e tij, kjo punë  ,ishte vetëm një rutinë.

Meqë dolën të njohur, filluan të gënjejnë pa doganë.Tre trimat ,premtonin se shoqata  do të ketë shumë anëtarë, se 12 % e burrave na u rrahka nga gratë. Avokati zotohej se do të vjelte para nga Komuniteti Euriopian, dhe bota mbarë,per t’u dalë zot burrave mjeran shqiptar. Nuk u kërkoi para,për punën që do të bënte, me  kushtin e vetëm, të zgjidhej sekretar. Shumë kohë  patën harxhuar për caktimin e kryetarit dhe dy nënkryetarëve,për sekratarin, miratimi u bë çak-fap, në unitet, meqë nuk ju kërkonte para. Avokati, ju mori të dhënat,që kërkon ligji për rregjistrimin e shoqatës, dhe të gëzuar,të katërt,u qafuan, kur u ndanë.

Me dokumentat e saktë, avokati shkoi në gjykatë .Sekretaria,sapo mori vesh pse kishte ardhë,vari turinjët, për hatanë.Me zë të lartë, e të hollë, grashë ,deklaroi se asnjëherë nuk do të rregjistrohej kjo shoqatë.Jep e merr avokati me zë të trashë,nuk bindej nusja e gjatë. Dokumentat, ishin në mbështetje të ligjit,ajo në rrefimet humoristike,që  kishte bërë, anë e mban, te shoqatat e grave, na ishte zotuar solemnisht, se ShMBDhG-ja,nuk do të rregjistrohej , sa ajo  të bënte ymer në  gjykatë.

I nervozuar, por ngadalë-ngadalë, avokati u drejtua te kancelari. Meqë priti shumë jashtë , nervat butë-butë  i ranë.I buzëqushur u fut brënda në zyrë,pasi kancelari e ftoj,kur ia pati ënda.E dëgjoi me vemendje hallexhinë.Ja lexoi të gjitha dokumentat dhe u bind se çdo gjë ishte në konformë të   ligjit. Me telefon,me zë të lartë, dike thirri t’ishkonte në zyrë,duke lënë çdo punë.

Nuk shkoi shumë, kur stuhija u fut brënda. Me fjalorin,e shoqatave për mbrojtjen e grave,sekretaria ,e preu shkurt,se nuk e bënte dot atë punë.Edhe me kërcenimet e kancelarit,zonja e nderuar nuk levizte nga instikami.Me nxehjen e gjakrave si femëror, edhe burrëror ,arsyetimi mori  dhënë ,dhe për konsensus nuk kishte më shpresë.Pas përplasjes së derës,nga sekretaria e nervozuar,dy burrat u panë sy më sy,të hutuar.

Në shkelje të ligjit antiduhan, e ndezën nga një cigare për telha. Mendo njëri,e argumento tjetri,në fund kancelari vuri veton.Do ta kryej unë këtë detyrë,por do të konsultohem edhe me kryetaren e gjykatës. Me fjalë të mira,e gur në  strajcë,avokati la pas shpatullave dyert e gjykatës.

Nga mediat, u njoftua, se shoqatat e grave do të bënin një protestë madhështore,në mbrotje të drejtave të grave.E veçanta e tubimit ,dhe njëkohësisht madhështia e tij, qëndronte, se,si asnjëherë me pëpara, dhjetra shoqata grash,dikush thotë me qindra,por pak rëndësi ka ,se edhe dhjetra nuk janë pak , kishin njoftuar pjesmarrjen në tubim.

Shkaku i tubimit, ishte nxitur,për rifutjen në punë të sekretares së gjykatës.Me të mirë, dhe me urdhëra, sekretaria nuk  u hapte rrugë eprorëve të saj.Meqë durimi ka një limit,në fund fare, i dhanë një pushim.Në lajmërimet e tyre, shoqatat e grave  bënin pak hile. Mirë kancelari,mashkull,mund të ketë ushtruar dhunë ndaj sekretares,se kinse është maskilist, por për kryetaren e gjykatës, I binte të ushtrohej dhunë  e grave mbi gratë.

Kryetaria, ishte mëse e bindur, se,deri atë ditë, si nuk ishte ligjëruar ShMBDhG-ja ,po ashtu edhe SHMGDHG-ja( Shoqata e Mbrojtjesesë Grave nga Dhuna e Grave) nuk kishte futur dokumenta  në sirtarët e gjykatës. Nën zë, Komuniteti Europian,na paska rekomanduar,  që  SHMGDHG-të, të mos ligjerohehen asnjëherë,me arsyetimin: I pari,dhe më  i rëndësishmi.Burrat, qefli, do të bënin tifozllëk,në arenën e përleshjve, në mes grave, për të larguar vëmendjen nga dhuna e tyre,mbi bukuroshet. E dyta,jo pak me rëndësi, parashikohej,se po të plasë sherri në mes grave,as diktatorët me të tmerrshëm, nuk do ta shtypnin zallamahinë e zëshme.

Në një pasdite, të bukur pranvere ,mitingu na qënka organizuar me  madhështi. Femrat, e dëgjuan thirrjen e një kryetarie: “Mos rrini në shtëpi ,të zini fasule ,por bashkohuni me lule” . Gazetarët po ngatërroheshin me siglat e shoqatave të grave. Nuk kishin faj, se ishin të shumta, edhe të gjata.I filluan raportimet,me “ levat e  partive”,të cilat deri diku ishin të njohura për veshin e publikut: “SHGPS; SHGPD; SHGLSI; SHGPR; SHPA; …….Kryetaret ,u jepnin korespondentëve ,siglat e shoqatës se tyre, dhe kërkonin domsdoshmërisht t’i lexohej emri i kryetares sëbashku  me emrin e shoqatës,që drejtonte, si pjesmarrëse në tubim.

U bë një mish-mash, në kronikat televizeve,dhe në korespondencat në gazeta,vetëm pas tri ditëve ju ranë nervat kryetareve .Nuk kishin faj as gazetarët ,e as  opinion publik.Vetëm me fillimin e SHMGDH, (Shoqata në Mbrotje të Grave nga Dhuna)  rreshtoheshin  27 , duke shtuar vetëm një germë,nga pas H-së. Gratë u mbrokan jo vetëm nga dhuna e burrave, me shtesë në sigël vetëm germa B, por edhe nga dhuna e përsonaliteve të tjere,përkatesisht me emër,duke shtuar ne sigël, edhe për ; krushkun- K; vjehrrën – V; pronarin –P; Kryetarin – KR,…………Po na paska shoqatë të grave, për mbrotjen e të;  divorcuarave- D; për bisnese-Bs, dhe shtesë gërme tjetër, sipas specifikave të bisneseve. Shoqata e grave me fëmijë e pafëmije,me vjehrrë e pa vjehrrë, shoqata të pafundme,të gjitha të ligjeruara në gjykatë,me bekimin e Kominitetit Ndërkombëtar. Nuk pat gazetar,që mundi t’I rreshtonte pa gabime, të tëra me rradhë,që të shpëtonte pa u ngatërruar  me ndonjë kryetare,të shoqatave të stërshumta.

Përrallë e bukur-,i them ,kur ai po mbushej me frymë,dhe mua m’u duk se e mbaroi rrëfimin e tij.
Pse e tregova si përralle,vetëm e tillë nuk është,- më përgjigjet me seriozitet.
Nuk është përrallë me mbret,por me shoqata  grash,- e gërgas.

U mbush mirë me frymë. U betua për qiell, edhe për dhe,se në tubimin e grave, kishte qënë prezent vetë .Mitingun, si kurorë, na e paskan rrethur burrat që kanë rrespekt e merak për gratë, dhe bjerrakohësit profesionist,pavarësisht nga pikëpamjet e tyre për bukuroshet. Policia, atë pasdite nuk ishte parë gjëkundi në bulevard.Meqë e pëlqente bukurinë femërore, dhe kishim kohë boll, të shkonim në destinacion,filloi të na përshkruante mitingashet,tërësisht në stilin e tij.

Bukurinë jua krahasonte me ;shtajzovallet; perritë; sirenat e ujit,orët e maleve, gërzhetën; Aferditen; Veneren: Militen; …..Për gjatësinë,  futej te kafshët,si; kotelet; drenushat; xhirafat; ….. Shëndoshjen trupore,i krahasonte,me ;  top-modelet; të kolmet lozonajre, ; të shendetshme që u shkon kryetarëve, …. Zërat  i krahasonte me tingujt e zogjve,si zë;  bilbil;  kanarin;  pëllumbeshe; gardaline, me shtatë pika;……Bizhuteritë si p o  don; flori ; platin apo  serm, të shoqeruara me; rubin;perla;inxhi;…Të veshura për merak  në një ngjyrë,por edhe larushe të ndezura flakë.Këmbët e mbulura me geta,pantallona të shkurta e të gjata,me maksifunde,por me shumë i pelqenin minifundet.Sipas tij,minifundet të lejojnë të shohësh këmbet e drejta si selvi, të bardha qumësh,apo të rrezitura me mjeshtëri.

- Po e mbyll, se u zgjata pak,femrat në tribunë,të gjitha të qeshura e të bukura shumë,me të kenaq shpirti duke i pa, por, sa binin në mikrofon,u thartonin si limon. A  ju mbush mendja ,se kam qënë  në miting?- na pyeti me kureshtje.

- Gjatë i re, o merakli grashë ,dhe  nuk   na the: A u  legalizua shoqatave e atyre të paburrave?- e pyeti ,burri ,me musteqe spic.

-Nuk e di nëse është ligjerua si ShMBDhG-ja,apo ShMBDhG-ja por e di shumë mirë,se sekretaria nuk punon më në gjykatë,që nga ajo ditë e më pas,- e sqaroi  dëftonjësi

-Edhe pas mitingut madhështor,sekretaria nuk  filloi punë?- e pys ,i habitur.

- Për pilivesen kam edhe një urim,edhe një qortim,- u fut musteqe spici.-I uroj jetë të gjatë,që ka ngulur këmbë ,të mos rregjistrohej shoqata e  mosqoftëve,sepse e kam të parrokshme në arsyetim  ,12 përqindeshi,që ju rrefyet në fillim.

- Eshtë e vërtetë.E zeza mbi të bardhë është e shkruar në gazetë.

- M’i len rrenat në gazeta! Jo 12,por edhe 1.2 përqindshi, nëse është i vërtete, është turp i madh kombëtare,me rrah gratë-  burrat shqipëtar.

- Po të drejtat e njeriu?- e cys.

- Të drejtat, burrat,  i kanë në dorë vetë.Mallkuar qofshin ata që kërkojnë të mbrohen nga një shoqatë!- dhe përkedheli  mustaqet e hollë,-Na ndërpreu ky,dhe ende nuk e kam thënë qortimin për pilivesen. Kanë bërë mirë që e kanë pushuar nga puna.”Nuk mund të peshoje bishti më rënde se sqepari”,se fillon anarshija , dhe më pas, kur del tymi mbi oxhak, është vështirë ta komandosh  si punën, edhe shtëpinë,pa futur hundët edhe shoqatat. Ju zhduktë   fara , kudo janë!

U ndez diskutimi , në gabinë.Pesë veta ishim brënda,mbi njezët arsyetime i rreshtuam për diskutime,natyrisht për shoqatat.E deklaroj me zë të lartë.Pavarësisht,se rrëfyesi këmbëngulte  se na tregoi të verteten,dhe vetëm të vertetën, për mua është një përrallë e re , me temë,  për shoqatat e stërshumta   grash. E bëj këtë deklartë,për të qënë i mbrojtur në gjykatë,nëse ndonjë shoqatë  më padit si dhunues grash.

Të gjitha palëve ju dua të mirën,sepse jam i brymosur me parimin mitik: ”Burrë e grua, mish e thua”,prandaj nuk po më rrihet pa e thëne një këshillë,që më thumbon në gjoks,që atë ditë:” Shiheni njëri-tjetrin,çdo ditë,me shikimet e njohjes,dhe shijoni puthjet,si atë ditë që keni  këmbyer unazat,se nuk do të keni nevojë të mbroheni as nga shoqatat,e aq më pak nga gjykatat !”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat