Homazh për një ikonë të artit – Vasillaq Vangjeli - Bota Sot
Homazh për një ikonë të artit – Vasillaq Vangjeli

Kultura

E enjte, 20 shtator 2018

Homazh për një ikonë të artit – Vasillaq Vangjeli

Nga: Pali Kristo Më: 16 mars 2018 Në ora: 18:51
Vasillaq Vangjeli

Koha, me tiktakun e vet të pandalshëm, lë në shtratin e rrjedhës, si me testament ecjen e vlerave njerëzore, dijen e ndergjegjes së vlerësimit, duke treguar dhe “etalonet” për potencialet gjethelëshuara të këtyre vlerave.

Dija e ndërgjegjes është edhe dhimbja që “diagnostikohet”, në dijen e vlerësimit të ekzistencës së qënies, e cila është ajo që i mbledh gjurmët e fushës së gravitetit, duke e mbështjellë atë mbijetesë për të mos e lënë të zbrazët kujtesën, duke mos lënë që ajo të rënohet e zvarritur, duke iu fshirë gjurmët.

Impulset me frekuencën e ngacmimit të mendimit dhe të shpirtit njerëzor që ndjen dhemshurinë e dashurisë për jetën, qënia dhe vlerat e saj nuk qëndrojnë asnjëherë kokëvarur në një shoqëri të emancipuar dhe kulturuar. Kjo shoqëri i ujit si filiza bimësh vlerat njerëzore dhe artistike, pavarësisht nga thinjat kohore, duke i parë si një ndjenjë dlirësimi të shprehura me fjalë shpirti.

Arti është një shtegëtim shpirtëror shumë i motivuar, pjesë sendërtimi në kulturën mishëruese të një kombi.

Në shtresat e shtresëzimeve e kujtesës të vlerave të krijuara ato janë të trupëzuara në mënyrë tërësore, pjesëza të histories sonë kulturore e cila braktis heshtjen e gjatë; se çdo heshtje thuhet se është një hap që lind vdekjen e tyre, për të mos ndjerë as fajin e harresës më pas. Por këto vlera kanë edhe personazhet e veta dhe “magjinë” e tyre reale në ngjizja, se ato nuk janë manikinë, por qënie njerëzore. Këto vlera janë edhe porta ku trokitet, e cila kurdoherë duhet të jetë e hapur, për të mos na u varfëruar krejt dhe shpirti e dija e ndërgjegjes sonë kulturore-artisike. Një nag kto personazhe t rëndsishme shtë edhe aktori i humorit Vasillaq Vangjeli, të cilit më 19 shkurt 2018 do t’i festohej 70 vjetori i lindjes, ngase ai nuk jeton më fizikisht që prej 26 shtatorit 2011.

Vasoja, siç e thërrisnin kolegët, u shndërrua në një ikonë në plotësinë shumëfaqësore të personifikimit të një aktori humori, aktorit tragji-komik me mbi 100 role në estradë, teatër e kinematorgrafi, në një periudhë kohore gati gjysëmshekullore.

Ikonat në përgjithësi janë figura që ndriçohen, si të shenjtëruara në vetvete, të cilat ndihmojnë për të lidhur adhuruesit me personin e portretizuar. Po, a e teprojmë kur themi se Vasillaq Vengjeli është një ikonë në artin e kulturës së humorit ?! Padyshim që jo ! Ai është vlerësuar edhe me titullin “Mjeshtri I Madh”, pas vdekjes, me dekretin 1043 datë 12.06. 2017 të Presidentit të Republikës, me motivacionin : “ Me mirënjohje të thellë shtetërore dhe vlerësim të merituar për interpretimet e tij mbresëlënëse si actor i rrallë dhe mjaft original, duke mbetur i dhëndur në kutesën vlerësuese të publikut artdashës shqiptar.”

Në artin edhe kulturën e humorit shfaqur në skenë vepra e Vasillaqit zë një vend të veçantë si nga sasia ashtu edhe nga cilësia e roleve të tij.

Vasillaqi në dallim nga brezi i humoristëve të sotëm që ne shohim në skenë në programe të ndryshme televizive javore, është një actor, një krijues, që i përket dy periudhave. Në të dyja sistemet, në atë monis dhe në këtë pluralist ai ka ditur të ecë mbarë dhe të lerë gjurmë me personalitetin dallues të karaktereve të sjellë në artin e skenës dhe të kinematografisë, duke i përcjellë figuart si njerëz realë dhe so si personazhe imagjinare. Vasillaqi është vlerësuar gjithashtu edhe me Medaljen “Naim Frashëri” në vitin 1983, me Dekretin 6782, me motivacionin : “ Është dalluar për luajtjen e roleve në teatër, film dhe estradë, duke krijuar figura artistike realiste me nivel të mire.” Pra, në të dyja sistemet politike të kohrave të ndryshme në vendin tonë V.Vangjelin e shohim me qëndrim “vertikal” në shpalosje vlerash artistike dhe njerëzore.

Shkrimtari Paulo Coelho, i vlerësuar sin jë ndër autorët më të rendësishëm actualë të letërsisë botërore, vlerësuar me shumë çmime si Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit dhënë nga qeveria Franceze dhe Lajmëtari i Paqes në OKB 2007, etj., për humorin, midis të tjerash shkruan : “ Të buzëqeshësh edhe kur dua të qaj; kjo është më e vështira nga çdo gjë në listë, por jemi mësuar me këtë. Budistët thonë, shkruan më tej ai, - se një buzëqeshje e fiksuar në fytyrë, sado e pavërtetë qoftë, në fakt e ndriçon shpirtin.” Kjo thënie i shkon shumë mire për shkta krijimtarisë së Vasillaq Vangjelit, për të si njeri dhe si aktor humori, të cilat ia ngrenë lart vlerat e tij.

Parodisti me shumë sqimë kulturore në Estradën e Shtetit, kur ajo jepte deri në 280 çfaqe në vit dhe Vasu ishte pjesë e rendësishme e saj si actor dhe regjisor. Kush nuk e kujton batutën e Vasillaqit në rolin e Koçit në filmin “Zonja nga Qyteti”, se “ Unë bëj zhaba, qenë dhe kuaj meksikanë… “

Ai këndonte me atë zërin burrëror në rolet e veta, duke u bërë një artist i pazëvendësueshëm për ato lloj rolesh.

Ai e tejkaloi skematizmin dhe mediokritetin ideor që konstatohej në sistemin monist, duke interpretuar me nëntekste ironike me disa shtresa kuptimore dhe ndjesore,duke shpalosur intuitën e tij të hollë aktoriale dhe regjisoriale.

Dashuria për artin tek Vasillaqi shfaqet qysh prej rinisë së tij të hershme, që kur ai braktisi studimet universitare për mjekësi dhe ndoqi studimet në Akademinë e Arteve, atëhere ILA.

Nga viti 1975 deri më 2008-ën Vasillaqin e kemi të pranishëm në do program madhështor të vitit të ri.

Rolet e Vasillaqit në Kinokomedi : “Gjuetia e fundi”, “Të gjallë, apo të vdekur ?!”, roli i Sillos sidomos dhe role të tjera më pas, kallzojnë për një shtrirje dimensionale e me shumë kolorit.

Rolet e Vasillaqit në teatër : “ Nata e dymbëdhjetë “ e Shekspirit, “Tri ditët e qametit”, “Mimoza pyeti zemrën”, “Një burrë me dy gra”, “Lezeti i kolltukut dhe i krevatit “, “Gjashtë vjet shtatzënë”, etj., vepra këto ku ai ka role të spikatura. Vasillaq Vangjeli është një galeri vlerash të veçanta e të mëvetishme, të pangjashme me njëra-tjetrën.

Prurjet e Vasillaqit në Kinematografi janë të shumta dhe cilësore, duke filluar nga “Tokë e përgjakur”, “Zonja nga Qyteti”, “Ëndërr për një karrike”, “Dasma e shtyrë”, “Rrethimi i vogël”, etj., janë pasqyrë që tregojnë vlera kreativiteti në ndërtimin e figurave artistike.

Megjithatë Vasillaqi pati një “peng” , të cilin e përsëriste shpesh: “ Unë isha më shumë aktor drame, se sa i komedive, pasi vendimi i Partisë së asaj kohe, pamvarsisht temës së mbrojtjes së Diplomës për Dramaturgji, e transferuan në actor estrade dhe humori.”

Vasillaqi diti të tregojë vlera të spikatura, që ndriçojnë si perla në fushën e artit.

Mbi 100 role të interpretuara të Vasillaqit, që mbijetojnë në motive dhe karaktere vlerash, janë dukshëm pamja e një ikone të vërtetë arti, ndaj figura e tij si njeri dhe aktor, të imponon respekt dhe dashuri, që duhet nderuar, duke merituar homazhe mirenjëhjeje në çdo kohë.

Ky shkrim është edhe një apel për disa institucione, siç është edhe Bashkia e Tiranës, e cila duhet të dijë të nderojë dhe të respektojë vlerat e veçanta të këtyre ikonave të artit dhe kulturës kombëtare. Bashkia e Tiranës miraton emra rrugës për “biznesmenë” të ndryshëm, që në kujtesën e ruajtjes së vlerave që mbase as nëpër mjegull ato nuk shfaqen, duke mos motivuar dukshëm rendësinë e vlerave të vërteta që mbartin e përcjellin, siç është edhe V.Vangjeli.

Edhe vetë magjepsja është një perceptim ndijor, që nga thellë brenda nesh është me rrënjë të shtrira në thellësi; ajo nuk është vetëm përballë një “bukurie femërore”, por ajo haset në shumë fusha të jetës, pork të magjepsje, që ta shtratifikojmë në vlerat e dijes së ndërgjegjes, ajo nis me vlerësimin më të prekshëm të figurave dhe personaliteteve që kanë lënë gjurmë me nyjet frymëzuese të tyre. Ato u shëmbëllejnë “Ujrave epifanike” që në formësimin, ngjizjen e gurrëzimin e vetë vlerave, të cilat na bëjnë nder në civilizimin tone kulturor të ndërgjegjes.

Një nxitje për të bërë këtë shkrijm, në form homazhi përkujtimor në kuadër të 70 vjetorit të lindjes së aktorit dhe regjisorit Vasillaq Vangjeli (1947- 19.02.2018), tek unë u bë një miku i tij  Ferdinant Orhanlli ( Çeçua), megjithëse me kulturë formimi Mjek Veteriner më tha : “ Unë nuk e kam as soj dhe as fis Vason, por më shumë se soj e fis e pata atë në dasmën e vajzës sime, ku me humorin dhe këngët e tij të mrekullueshme e ndezi flakë atë dasëm, duke qënë i paharruar për qindar pjesëmarrës.” Ai veçon gjithashtu edhe rolin e madh të V.Vangjelit në përcjelljen e përvojës së tij të madhe tek të rinjtë, si për shembull në pjesët humoristike të TV – Tirana, etj.

Civilizimi kulturor i ndërgjegjes është larg joshjeve politike, të cilat jo rrallë bëhen edhe modë në veprimtaritë e institucioneve të ndryshme.

Respekt dhe mirënjohje vlerave të tua artistike dhe njerëzore, Vasillaq Vangjeli, edhe për aty ku prehesh, i dashuruar me qiejt dhe me atë botë dhe të personazheve të tu të dashur në përjetësi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test