Sean Penn nuk e do më aktrimin

Kultura

Sean Penn nuk e do më aktrimin

Më: 23 mars 2018 Në ora: 10:28
Sean Penn

Sean Penn nuk është më i dashuruar me aktrimin. Aktori 57-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, konsiderohet si një nga më të talentuarit e brezit të tij.

Ai ka treguar se është më i fokusuar te interesa të tjera të tijat dhe nuk është më i pasionuar pas filmave si më parë.

“Ia kam kaluar shumë mirë duke punuar me aktorë të mirë, regjisorë të mirë dhe skenaristë të mirë. Por, nuk jam më i dashuruar me këtë gjë”, deklaroi Penn për “CBS Sunday Morning”.

Aktualisht, Sean Penn është i zënë me promovimin e romanit të tij të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat