PriFest publikon datat e festivalit

Kultura

PriFest publikon datat e festivalit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Prishtina International Film këtë vit do të ketë edicionin e 10-të të festivalit, i cili do të mbahet nga data 17 deri 22 korrik.

Ekipi kreative i PriFest i përbërë nga project.graphics dhe B2 si çdo vit edhe këtë vit kanë punuar që të krijojnë një identitet vizual të festivalit që do të prezantojë festivalin për këtë vit jubilar.

Edicioni i radhës do të sjell një javë plot aktivitete, filma, mysafirë e ekspertë të fushave të ndryshme, punëtori, debate dhe risi tjera në fushën e industrisë së filmit.

Çdo vit, PriFest përkujdeset që të sjellë një program të pasur dhe inovativ, si dhe një frymë festive në kryeqytet, duke sjell shumë premiera filmash në programet e veta filmike garuese dhe jo-garuese që kënaqin publikun e të gjitha moshave.

Gjatë javëve të ardhshme do të shpalosen programet e festivalit, promot e filmave dhe informatat e nevojshme rreth festivalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat