Shkrimtari Talese: Amerika e sotme si serial televiziv

Kultura

Shkrimtari Talese: Amerika e sotme si serial televiziv

Më: 25 maj 2018 Në ora: 20:08
Shkrimtari Talese: Amerika e sotme si serial televiziv

Shkrimtari: Sa hipokrizi kundër Trump. Është një President që po mban premtimet. I pëlqen njeriut të mesëm, që nuk bën asgjë interesante përveçse kur vret ndonjë apo vdes.

Amerika po përjeton një fazë hipokrizie që ka pak precedentë në historinë e saj. Mos e bëni të nisë të diskutojë për erën e trumpizmit, përndryshe shpikësi i «New Journalism» Gay Talese do t’ju marrë shpirtin.

Kur është zgjedhur, ju keni thënë se Trump përfaqësonte thelbin e Shteteve të Bashkuara. E mendoni akoma?

Patjetër. Mishëron gjithçka që gazetarët e rritur  me privilegje dhe me kultin e korrektësisë politike nuk arrijnë ta shikojnë».

Një njeri egoist dhe i vrazhdë. Jo i rrugës, por që vjen nga rruga. Nga kantieret e ndërtimit e babait të tij, ku punëtorët dërsijnë, mallkojnë dhe shohin femrat. Kush punon në media, ka studiuar në universitetet elitare, bën avokatin në Uashington, nuk ka as idenë më të vogël sesi është bota reale. Ata qenë të afeksionuar me profesorin e dekorit Barack Obama, që e kishte transformuar Shtëpinë e bardhë në një klasë Harvardi. President ideal, baba ideal, që kishte zgjedhur të ishte zezak, pasi ishte lindur nga një grua e bardhë, por kishte vendosur të martohej me një zezake. Inteligjente, edhe ajo e diplomuar në Princeton. Kurse tani gjenden përballë një President “redneck” dhe pallues. Shumë të tjerë kanë qenë, nga vëllezërit Kennedy tek Martin Luther King. FBI-ja e dinte, por atëhere nuk thuhej. Por nga Trump nuk pranohen qëndrime të tilla dhe shpresojnë që për t’i shpëtuar të mendojë prokurori Mueller. E shikojnë si Moisiun. Është çmenduri, pasi është një njeri plot paragjykime. Si John Edgar Hoover, kreu i FBI-së në kohën e vëllezërve Kennedy dhe Martin Luther King. Si të gjithë njerëzit e FBI-së.

Hipokrizi totale. Trump është një figurë mrekullisht false. Një njujorkez i pafytyrë, si Rudy Giuliani apo avokati i tij Cohen. Vjen nga bota e ndërtuesve, rrufianë, pallues. Përreth tij ka lindur një industry urrejtësish, gazetarë të panjohur që janë bërë celebritete. E kritikojnë, por është fati i tyre. pa të, do të kishin bllokun e shënimeve në dorë.

Ama New York, bashkë me California, është zemra e rezistencës.

Sepse është një qytet liberalësh, njerëz të arsimuar që bëjnë një mal me para, por nuk e thotë. Kurse vlerat e Trump identifikohen me pasurinë. Ai e shpërfill dhe ndoshta nuk është as e vërtetë, duke qenë se fsheh deklarimin e të dhënave. Në New York për një njeri të tillë mund të kenë simpati vetëm punëtorët dhe varfanjakët.

Janë të rinj, intelektualë, duan të qëndrojnë afër njerëzve inteligjentë. Vishen sikur të ishin ende në kolegj. Nuk duan ta kalojnë kohën me njerëz të mërzitshëm, injorantë, të paedukatë dhe paranojakë si amerikani mesatar. Amerikani që nuk jeton në dy brigjet nuk bën asgjë interesante, përveçse kur vret ndokënd apo vdes. Ama është i precut sepse lodhet që të jetojë dhe nuk e di as nëse do të arrijë t’u ofrojë fëmijëve të tij një jetesë më të mirë. Kush mund t’i paguajë shkollat private prej 40000 dollarësh në vit, përveç avokatëve dhe gangsterëve të Ëall Street? Sot historia amerikane është kjo: kaos, dramë, suspansë. Njëserial shoëqë luhet përpara syve tona, ditë dhe natë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat