Luftrat t’ua me barbarinë
lanë në gjak historinë.
Shumë armiq u munduan
që kombin tonë t’a shuajnë
u duke lumë e u dole deti
u dhe barot çdo krajl e mbreti.
Këtu do të jetoj me shekuj pa kufi
Shqiponja krenare në flamurin kuq e zi
SHKOLLA IME
T’i më ndriqove mendjen,
e më hape horizont të ri.
Për atë që ndodhë në ujë,
Në tokë e në gjithësi.
T’i më mësove të mësoj
gjatë gjithë jetës sime,
që në punë e në jëtë të shkoj
drejtë pa bërë shumë gabime.
T’i më mësove të e them të vërtetën
Edhe kur ajo është e vështirë për t’u thënë.
Kur në rrugë të humbur gjëjë kuletën,
Më the: atij që i është humbur duhet dhënë.
T’i më mësove për Ilirinë e lashtë
E për Shqipërinë tonë të re.
T’i më mësove ushtarin me e dashtë,
Që zbathur e barkthatë dha jetën për atëdhe.
FJALA
Sa e vogël duket kjo fjala
që goja e jonë shpesh e thot,
po ajo është e madhe, kala,
që gjëmon e vret sa një top.
Kur e themi me mirësjellje,
Ajo zë miq e gjakra pajton,
Sjellë hare e buzëqeshje
Dhe vetën tonë e nderon.
Kur na del e pamenduar,
Me nguti e me hidhërim,
Fjala duket e shëmtuar,
dhe mbjell zi e pikëllim.
Pra, të kemi me të kujdes,
kur të flasim të kemi cak.
E keqja të mos na bëhet ves,
të mos lëndojmë më të aspak.
PRANVERA
Stinët janë të dobishme,
Për jetën tonë plot kuptim.
Po si pranvera e hijeshme,
Jo, s’ka tjetër në vendin tim.
Dielli me rrezet e tij,
Trupin tonë seç lehtëson.
Bashkë me shiun flori,
Sërish jetën e gjallëron.
Pemët me kurorë lulesh,
të veshura si princeshë,
me fluturim dallendyshësh,
zë bilbili e laureshë.
Me shumë ëndje dal shëtis,
gurra e kroje të takoj,
afër lumit tek ndonjë lis,
dua të çlodhem e të mendoj.
Pranverë me lule stolisur,
Tokën mbushë me plot blerim.
Stinë me bukuri qëndisur,
Pushon mendjen dhe shpirtin tim.
IDEALI I USHTARIT
Robëria kur na rëndoj
e donte të na qes fare,
kushtrimi për liri jehoj
tek rinia shqipëtare.
Zëri me kumbim për liri,
që o sot o kurr thërriste,
bashkoj vajza e djem të rij
kundër ushtrisë fashiste.
Natën e errët me shtrëngatë
kufij e male kah kalova,
të ngarkuar e barkëthatë,
ushtarin trim e takova.
Hecte nëpër thepa e shtigje
i lodhur me shumë mundim,
përballonte kodra e brigje
dhe barrën e rëndë në shpinë.
Sypatrembur nëpër beteja
veq me një armë të vjetër,
Sulmonte me hove të reja
për një atëdhe krejt tjetër.
Donte liri për vendin e tij.
Punë, zhvillim e dinjitet,
arsim e shëndet për fëmij
krenar në shtëpinë e vet.
Ai nuk mendoj për pension
as për të tjera përfitime,
që debat u bënë më vonë
paslufte,në Kosovën time.
Në liri disa ushtarak
“emra t’luftës e t’lavdisë”
idealit i dhanë lak
e u turrën pas pasurisë.
Këta mjerana e faqezi
prenë n’besë popullin e ngratë,
shkelën mbi gjakun për liri
dhe i vranë shpresën që patë.
Përjetë dëshmorëve lavdi!
Ushtarëve të gjallë respekt!
Që ranë vetëm për liri,
e mbarësi të vendit t’vet.