Më zuri gjumi në bankino
ora numronte kohën, para syve të mi
mu aty në qoshe kishin lidhur dashuri
dy rrugë që i jepnin vendit gjallëri
Middlebelti dhe 12 Mile-shi, ishin aty
Në anën e majtë ndihej një melodi
a ishte xhez, soul, apo bluz nuk di
kujtimeve u jepte madhështi
mendja më kishte kthyer prapa në histori
te një djep i vjeter dhe pragu i derës
ishim femijë, jeta ishte plote gjallëri
zemra ishte plot mall
për prindërit e mi
nuk shihja gjë me sy,
por unë isha aty, brenda në shtëpi,
bëja llaf dhe qeshesha, oh sa ishte kënaqësi
Dhe u ndal muzika, u ndalën edhe kujtimet
para meje ishte ngulitur një i zi
me zë te ultë më pyeti "Are you ready?"
autobusi na priste ne të dy
por unë nuk isha aty, mendja ime ishte në shtëpi
“No thank's"
ai shkoi, më nuk më shqetësoi
ishte shumë qetësi, nuk dëgjohej më asnjë melodi
i ziu që shkoi, mallin ma shtoi
humba shiqimin, edhe pse kisha sy
e kërkoja pragun e derës, edhe djepin e vjetër
nuk ishin më aty