Rasti “Kumanova”, Raufi: Deklarata e Çavkovit hutuese, jo e policit

Kumanova

Rasti “Kumanova”, Raufi: Deklarata e Çavkovit hutuese, jo e policit

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 22:40
Grupi Kumanova

Avokatët kundërshtojnë ashpër deklaratën e ministrit të brendshëm Mitko Çavkov i cili ditë më parë tha se dëshmitari i mbrojtur, pjesëtar i policisë është hutuar kur ka thënë se në Mirsad Ndrecaj është kapur i gjallë në Kumanovë. Naser Raufi nuk deshi të zbardhë detaje nga dëshmia e policit, por tha se për të hutuar është deklarata e Çavkovit.

“Vetë Ministri i MPB-së e komentoi këtë dëshmi me atë që tha se ka qenë dëshmitarë i koduar, unë mendoj se këto komente nuk kanë bazë posaçërisht prej personit që nuk është prezent në sallë por edhe po të jetë prezent, ligji e ndalon çdo koment në lidhje me pyetjet e këtij dëshmitari. Mendoj se për tu hutuar është deklarata e ministrit dhe jo deklarata e dëshmitarit të mbrojtur”, deklaroi avokati Naser Raufi.

Raufi edhe një herë konfirmoi se klienti i tij Sevdail Miftari, pas përfundimit të seancës së fundit është keqtrajtuar nga njësitet speciale.

“Unë kërkova që sot ta vizitojë , por te burgu më thanë se nuk ka termin të lirë, terminin e kam për nesër dhe nesër në ora 11:30 do ta vizitoj personalisht, por sot nga ana e familjarëve u binda që me të vërtetë flitet për dhunë dhe për maltretim”, tha Raufi.

Pas keqtrajtimeve të njëpasnjëshme të pjesëtarëve të grupit të Kumanovës familjarët në takim me zv/ministrin e brendshëm Nuhiu kanë kërkuar që të ndërpritet tortura ndaj pjesëtarëve të grupit por edhe vet familjarëve gjatë vizitave nëpër burgje.

“Unë ju kam siguruar se me ardhjen time në Ministrinë e Punëve të brendshme, këtë çështje e kam ngritur në aspekt problemor, kam kërkuar zgjidhje sistemore, disa çështje tanimë i kemi konsumuar në pikëpamje teknike, u kam garantuar atyre se angazhimi im do të jetë maksimal, duke bashkëpunuar edhe me Avokatin e popullit edhe me Prokurorinë Publike dhe me hapa tjera të sistemit që të mundemi drejtësinë ta vemi në vendin e vet”, deklaroi Zv/ministri i Brendshëm Agim Nuhiu.

Pavarësisht kërkesave që Nuhiu tashmë disa herë thotë se i ka bërë, deri tani nuk është ngritur as edhe një procedurë e vetme ndaj pjesëtarëve të policisë të cilët keqtrajtojnë grupin e Kumanovës. Madje vet ministri i brendshëm Çavkov disa herë kishte hedhur poshtë informatat për keqtrajtim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat