Sot ka dëshmuar dëshmitari i fundit i mbrojtur në “Rastin e Kumanovës”

Kumanova

Sot ka dëshmuar dëshmitari i fundit i mbrojtur në “Rastin e Kumanovës”

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 16:29
Rasti Kumanova

Prapa dyerve të mbyllura, sot ka dëshmuar edhe dëshmitari i fundit i mbrojtur në gjykimin e rastit të Kumanovës.

Siç kanë njoftuar nga Gjykata, bëhet fjalë për dëshmitarin e fundit nga gjithsej 42 dëshmitarët e mbrojtur, ndërsa seanca e radhës është caktuar për më datë 30 shtator, dhe sipas paralajmërimeve kjo seancë do të jetë e hapur.

Për rastin e Kumanovës akuzohen 37 persona për veprën terrorizëm. Siç është tashmë e njohur më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë të Maqedonisë, ku u vranë 18 persona prej të cilëve 8 ishin policë dhe 10 të tjerë nga grupi i armatosur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat