Ministri i policisë e vlerëson stabile situatën në Kumanovë

Kumanova

Ministri i policisë e vlerëson stabile situatën në Kumanovë

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 18:18
Oliver Spasovski

Gjendja e sigurisë në komunën e Kumanovës është stabile, e qetë dhe qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse Sektori për punë të brendshme Kumanovë është në kondicion dhe ka bashkëpunim të mirë që të mbahet situata nën kontroll, vlerësoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në SPB Kumanovë.

Spasovski u informua për situatën e sigurimit në këtë rajon i cili është prekur nga kriza emigruese dhe për sfidat me të cilat përballen.

Për situatën me emigrantët në vendkalimin kufitar Tabanoc, tha se për momentin ruta perëndimore-ballkanike nuk funksion dhe nuk ka rrjedhë të emigrantëve, por problem janë kanalet e kontrabandimit dhe kalimet e paligjshme të kufirit.

I pyetur për komentin për pretendimet se në SPB Kumanovë ka udhëheqësi të dyfishtë, Spasovski tha se nuk ekziston një gjë të tillë.

Në lidhje me bastisjen në Universitetin MIT tha se nga MPB-ja është kërkuar vetëm asistim, ndërsa për çfarë vepër penale bëhet fjalë, përgjigje duhet të japë Prokuroria themelore publike Shkup e cila e zhvillon tërë procedurën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat