Thaçi në Lagjen e Trimave: Hajnat e BDI po shkatërrojnë shqiptarët

Kumanova

Thaçi në Lagjen e Trimave: Hajnat e BDI po shkatërrojnë shqiptarët

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 23:38
PDSH në Lagjen e Trimave

PDSH qëndroi në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku u takua për anëtarët e kësaj partie.

Thaçi  para të pranishmëve theksoi se partia e tyre po bën betejën politike, duke demaskuar politikat shkatrrimtare të BDI-së.

“Ju kisha apelu që kur të flasim me shqiptarët tjerë të cilët hezitojnë të na përkrahin, në momentin kur të bëjnë krahasime BDI apo PDSH, u thoni: jo nuk do të flasim në atë mënyrë, urdhëro të bisedojmë si shqiptarë si i kemi punët”, duke potencuar se kundërshtimet që i bëjnë BDI-së nuk bëhen për teke apo kaprice personale, por kundërshtimi vjen si rezultat i politikave nënshtruese, destruktive e tejet të dëmshme për gjithë shqiptarët kudo qofshin, në të gjitha vendbanimet shqiptare të këtij vendi të lëna pas dore e të harruara në tërësi”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, “konflikti fillon atëherë kur deputetët tanë u thonë “hajna”, jo hajn personalisht, por hajn që i merr paratë e popullit dhe të njëjtat nuk i ktheni tek populli shqiptar ashtu si i kthehen popullit maqedonas, ndërsa ata të BDI-së thonë se buxheti ndahet në mënyrë proporcionale, duke e mbrojtur në këtë mënyrë politikën diskriminuese të maqedonasve ndaj vendbanimeve shqiptare”, ka nënvizuar kreu i PDSH-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat