Rritet numri i intervenimeve nga ekipet e ujësjellësit, temperaturat e ulëta bëjnë problem

Kumanova

Rritet numri i intervenimeve nga ekipet e ujësjellësit, temperaturat e ulëta bëjnë problem

Më: 17 janar 2017 Në ora: 17:43
Ujesjellesi ne Kumanove

Për shkak të ngrirjes së instalimeve të ujësjellësit, ekipet e NP “Vodovod” në Kumanovë, në ditë intervenojnë prej 35 deri 45 herë, informoi sot drejtori i ndërmarrjes Goran Stojkovski.

“Për shkak të temperaturave të ulëta vjen deri te ngrirja e njësive vertikale. Edhe në banesat të cilat nuk janë nën kompetencë të ndërmarrjes, mundohemi t’u dalim në ndihmë qytetarëve në kuadër të mundësive tona”, deklaroi Stojkovski.

Sipas Stojkovskit, më së shpeshti intervenohet në amvisëritë ku nuk ka të instaluara rrjet mbrojtës për instalimet e ujësjellësit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat