Caktohet gjykatësi për rastin e Almirit të Kumanovës, nuk dihet kur do të mbahet seanca e parë

Kumanova

Caktohet gjykatësi për rastin e Almirit të Kumanovës, nuk dihet kur do të mbahet seanca e parë

Më: 18 janar 2017 Në ora: 12:23
Almir Aliu

Është caktuar gjykatësi i cili do të ndajë drejtësinë për rastin e 4 vjeçarit nga Kumanova Almir Aliu. Sipas burimeve të medias, gjykatës i kësaj lënde do të jetë Maja Denkovska e cila në Gjykatën Themelore të Kumanovës punon që nga viti 1997.

Denkovska ndërkohë është e njohur edhe si gjykatëse e cila posedon lëndën e vrasjes së Xhemail Rexhepit i njohur si Komandant Shqiponja.

Nga Gjykata Themelore e Kumanovës, nuk njoftojnë se kur do të mbahet seanca e parë. Siç mëson Alsat-M, në seancë bashkë me të akuzuarin për vrasje Boban Iliç, do të jenë edhe të akuzuarit e tjerë për dhunë në mesin e të cilëve është edhe prindi i Almir Aliut, Sedat Aliu.

Më 25 qershor 2016, pas një zënke mes Sedat Aliut dhe të akuzuarit Boban Iliç, ky i fundit goditi me veturë familjen Aliu ku si pasojë humbi jetën 4 vjeçari Almir Aliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat