Një kumanovar ndërroi jetë në burgun e Idrizovës

Kumanova

Një kumanovar ndërroi jetë në burgun e Idrizovës

Më: 21 janar 2017 Në ora: 19:13
Burgu i Idrizovës

Sot ka ndërruar jetë një i burgosur në burgun e Idrizovës nga rrethina e Kumanovës. Marrim vesh se bëhet fjalë për M. Sejdiu 46 vjeçar nga fshati Vaksincë (Likovë Kumanovë).

Ai ka ndërruar jetë pak pasi është vizituar sot nga familjarët e tij. Sejdiu ka ndërruar jetë në qelinë e tij në krahun numër 4 të burgut. Të arrestuarit në këtë burg shpeshherë ankohen se mungesa e mjekëve në këtë burg është shkak për vdekjet e shpeshta. Vetëm brenda një muaji në burgun e Idrizovës kanë ndërruar jetë tre persona.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat