Investime për rinovim në Shtëpinë e personave të moshuar në Kumanovë

Kumanova

Investime për rinovim në Shtëpinë e personave të moshuar në Kumanovë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:45
Shtepia e personave te moshuar

Rreth 3.5 milionë denarë, ka investuar institucioni publik komunal Shtëpia për persona të moshuar ‘Zafir Sajto’ në Kumanovë, prej të cilave 2.3 milionë denarë janë investuar për zëvendësimin e dritareve, ndërsa 1.2 milionë denarë janë ndarë për shtrimin e pllakave në hollet dhe korridoret e institucionit, kumtuan sot përgjegjësit e institucionit.

‘Vitin e kaluar jemi fokusuar në këto projekte dhe konsideroj se në mënyrë të shkëlqyer kanë përfunduar në interes të shfrytëzuesve, të cilët kanë kushte më të mira për qëndrim’, deklaroi drejtori i institucionit, Xhemaledin Nexhipi.

Në kuadër të programit vjetor për punë të Shtëpisë për persona të moshuar për vitin 2015 është planifikuar që të investohet rreth 4 milionë denarë për rikonstruksion, me të cilat dukshëm do të përmirësohen kushtet për qëndrim të shfrytëzuesve.

‘Çka do të punohet konkretisht do të vendoset në konsultim me këshillin drejtues’, tha Nexhipi.

Nga institucioni theksuan se disponojnë me vende të lira për pranim të shfrytëzuesve të rinj. Shtëpia për persona të moshuar ‘Zafir Sajto’ kujdeset për rreth 150 persona nga Kumanova dhe nga qytete tjera. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat