Aksion për kapjen e qenve endacakë

Kumanova

Aksion për kapjen e qenve endacakë

Më: 25 janar 2017 Në ora: 10:17
Foto ilustruese

Në Kumanovë sot fillon aksioni për kapjen e qenve endacakë, informojnë nga Sektori për mbikëqyrje inspektoriale nga komuna e Kumanovës.

Ekipet profesionale të qendrës veterinare-blegtorale ‘Todorov Vellkov’ të cilët janë të angazhuar për realizimin e aksionit do t’i kapin qentë dhe do t’i zhvendosin në qendrën për pranim të cilët i përmbushin standardet. Qentë mbahen 30 ditë, u nënshtrohen tretmaneve, kurse më pas lëshohen në lokacionet ku janë kapur.

‘Aksioni do të realizohet edhe në ditët në vijim. Qytetarët na informojnë çdo ditë ku janë vendet, paraqiten në telefon’, deklaroi rregulluesi komunal nga Sektori për inspektim, Gordan Tanevski.

Për kapjen e qenve endacakë, Komuna e Kumanovës ka ndarë 800 mijë denarë në muajin korrik. Tenderin e fitoi qendra ‘Todor Vellkov’ dhe do të zgjasë deri në muajin korrik 2017. Deri më tani që nga muaji korrik 2016 janë kapur 200 qen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat