Dëshmia shokuese e Elshanit: Njësia Speciale ”Tigrat” më kanë dhunuar

Kumanova

Dëshmia shokuese e Elshanit: Njësia Speciale ”Tigrat” më kanë dhunuar

Më: 23 mars 2017 Në ora: 15:33
Gjykimi i rastit Kumanova

Ka vazhduar sot seanca ndaj Grupit të Kumanovës, ku deri tani dëshminë e tij e ka dhënë Bajram Elshani, ndërkaq duhet të dëshmojë edhe Nexhbedin Lika.

Sipas Alsat-M, Elshani në dëshminë e tij ka thënë se në Maqedoni ka hy natën mes një dhe dy majit, me ç’rast ka qëndruar në fshatin Bellanoc, tek vendi i njohur si pishat mbi fshatin Sllupçan, ndërsa më 3 maj është vendosur në lagjen e trimave. Elshani pranoi se më 9 maj ka qenë i veshur me uniformë dhe ka pasur një armë automatike të cilën e ka përdorur në vetëmbrojtje. Ai në dëshminë e tij tha se pas konsultave që i ka bërë Shefqet Hallaqi me OSBE-në kanë vendosur të dorëzohen.

Elshani më tej është shprehur se kushti i tyre për t’u dorëzuar ka qenë që të priten nga OSBE-ja dhe ndonjë polic shqiptar. Ai tha se pas dorëzimit është keqtrajtuar në mënyrë çnjerëzore, sipas tij tortura ka vazhduar edhe në stacionin policor por edhe rrugës për në gjykatë, duke theksuar se kanë qenë pjesëtarët e njësisë speciale “Tigrat” ata të cilët e kanë detyruar të zhvishet dhe më pas e kanë dhunuar.

Ndërkohë avokati Naser Raufi para gazetarëve tha se jo vetëm Bajram Elshani por të gjithë të akuzuarit që kanë dëshmuar deri tani janë ankuar se mbi ta është ushtruar dhunë e rëndë fizike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat