Sot vazhdon gjykimi për rastin e Almir Aliu

Kumanova

Sot vazhdon gjykimi për rastin e Almir Aliu

Më: 24 mars 2017 Në ora: 10:04
Almir Aliu

Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e Almir Aliut, e ndërprerë për shkak të mungesës së ekspertizës neuropsikiatrike për të akuzuarin Boban Iliç. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç thotë se në raportin e mjekëve është konstatuar se i akuzuari për vrasje ka qenë në vetëdije gjatë kryerjes së aktit dhe ka pasur njohuri për pasojat që mund t’i ketë pas kryerjes së veprës.

Sedat Aliu babi i të ndjerit Almir Aliut pret nga organet kompetente që të vënë drejtësinë në vend dhe apelon për mos zvarritjen e procesit gjyqësor.

Almir Aliu humbi jetën pak ditë pasi u shtyp me makinë nga ana e Boban Ilic në natën e 25 qershorit të vitit të kaluar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat