Gjykimi i vrasësit të Almir Aliut, në gjyq dëshmoi neuropsikiatri

Kumanova

Gjykimi i vrasësit të Almir Aliut, në gjyq dëshmoi neuropsikiatri

Më: 24 mars 2017 Në ora: 15:14
Almir Aliu

Në Gjykatën themelore të Kumanovës ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj Boban Iliq, i akuzuar për mbytjen e katërvjeçarit, Almir Aliu. Dëshminë e tij e ka dhënë njëri nga mjekët, neuropsikiatër në Klinikën për neuropsikiatri.

Sipas tij, i akuzuari nuk ka patur motiv psikopatologjik, nuk ka qenë në situatë të frikës psikologjike, nuk ka qenë në gjendje të përkohshme të çrregullt shpirtërore, por, sipas tij, ka qenë i frikësuar, pasi që ka menduar se i është rrezikuar integriteti fizik.

Avokati mbrojtës është pajtuar me këtë konstatim të mjekut, ndërkaq avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq ka deklaruar se do të kërkojnë analizë plotësuese pasi që, sipas tij, nuk janë shqyrtuar të gjitha materialet e dorëzuara. Edhe avokati tjetër, Ibrahim Bajrami tha se ekspertiza nuk është e plotë, duke shtuar që me një ekspertizë plotësuese do të eliminohen të gjitha mangësitë e ekspertizës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat