Ambasadori francez në Kumanovë: Shmangni tensionet ndërtenike

Kumanova

Ambasadori francez në Kumanovë: Shmangni tensionet ndërtenike

Më: 5 prill 2017 Në ora: 17:17
Ambasadori francez Kristian Timonie ka vizituar Kumanovën

Ambasadori francez Kristian Timonie ka vizituar Kumanovën, për të parë nga afër situatën atje, pas incidentit të javës së shkuar me uljen e flamurit shtetëror dhe ngritjen në vend të tij të flamurit kombëtar shqiptar.

Timonie porositi kreun e Kumanovës dhe përfaqësuesit e VMRO-së dhe BDI-së me të cilët u takua, se duhet të punojnë për të  shmangur tensionet ndëretike e të përqëndohen në nevojat e  qytetarëve. “Insistuam që mos të arrihet deri te ajo pikë që të ket përplasje mes etnive por të fokusohemi tek cështjet që kanë të bëjnë me integrimet euroatlantike që janë të rëndësishme për etnitet që jetojnë në këtë shtet”, shprehet ambasadori i Francës në RM, Kristian Timonie.

Sipas kreut të komunës Damjanovskit, në vend që të punohet për integrimin e vendit dhe qytetarëve në BE, vendi cdo ditë merr porosi nga ambasadorët . "Gjithsesi për të deklarata e ambasadorit Timonie, ishte optimiste “Ambasadori Timonie sot na i dha një variant më optimist. Do të shkojë pak ngadalë megjithatë do të ketë zgjidhje të kësaj nyje politike që gjithnjë e më shumë po komplikohet në skenën politike. Mirëpo përvoja e dhe percepcioni i tij janë pak më optimiste se punët do të rregullohen jo aq shpejt, kurse ne shpresojmë që parashkimet e tij të realizohen”, shprehet kryetar i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski.

Përfaqësuesit e BDI-së , thanë se mardhëniet ndërentnike në Kumanovë nuk janë në nivelin në të cilat prezentohen dhe incidenti me flamurin më shumë është veprim më afekt i të rinjve të ndikuar nga ajo që dëgjojnë çdo ditë nga të tjerët.

“Raportet ndëretnike mes popullatës shqiptare,  maqedonase dhe serbe … raportet në nivel të qytetarëve nuk janë aq të këqia sa ato që shfaqen në nivel politik apo në nivel më të lartë. Shpresojmë se ngritja e flamurit shqiptar dhe heqja e atij maqedonas në sheshin e Kumanovës ka qenë një reaksion afektiv i të rinjëve të cilët ndoshta janë manipuluar nga më të vjetrit”, shprehet koordinator i degës së BDI në Kumanovë, Ilir Hasani Timonie potencoi se Kumanova mund të jetë një shembull ekzemplar i respektit të ndërsjelltë midis komuniteteve të jetojnë këtu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat