Agjenti nuk do të dëshmojë për “Lagjen e Trimave” - Bota Sot
Agjenti nuk do të dëshmojë për “Lagjen e Trimave”

Kumanova

E martë, 26 shtator 2017

Agjenti nuk do të dëshmojë për “Lagjen e Trimave”

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 21:22
Gjykimi për “Lagjen e Trimave”

Seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës do të vazhdoj me 10 korrik, me fjalën përfundimtare të prokurorisë, dhe më pas të atë të akuzuarve. Për këtë rast nuk do të dëshmoj agjenti Shenasi Mehmeti pasi sipas Gjykatëses Verka Petrovska këtë nuk ia lejon institucioni i cili punon dhe mund të zbulojë sekrete shtetërore.

“Të punësuarit në Agjencinë për Siguri dhe Kundërzbulim janë të obliguar që të ruajnë sekrete shtetërore, ushtarake dhe zyrtare. Me dëshminë e personit i cili është ftuar si dëshmitar, i njëjti do të dëmtonte detyrën që e kryen në këtë institucion”, thuhet nga Agjencia për Kundërzbulim.

Shenasi Memeti është përmendur nga të akuzuarit si personi që ka mbajtur kontakte me disa nga pjesëmarrësit e grupit tash më të vrarë si Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizajn , dhe që ka ndihmuar grupin e armatosur për të hyrë në Maqedoni. Mediat nga Kosova publikua edhe biseda të përgjuara të Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizat duke biseduar me një agjent të shërbimeve sektet ku dyshohet se është Shenasi Memeti.

Në nga avokatët e të akuzuarve thotë se më nuk kanë dyshime se për skenarin e rastit të Kumanovës kanë pasur njohuri organet e sigurisë shtetërore.

“Nëse këtë e lexojmë mes rreshtave del se personi që u deshtë të dëshmoj por edhe drejtori i Agjencisë për kundërzbulim kishin më shumë informacione, për këtë grup kishin njohuri se ku ndodhet dhe pse nuk kanë marr masa këtë nuk mund që ta dimë pasi nuk na lejuan që ta pyesim këtë preson. Mendoj se është absurde që në një rast të këtillë ku akuzohen për terrorizëm të mos dëshmoj personi me arsyetim se do zbulojë sektet shtetërorë”, deklaroi për Alsat-M, avokati Elenko Millanov.

Për rastin e Kumanovës deri më tani janë zhvilluar rreth 55 seanca gjyqësore, ndërsa 37 akuzuarit për terrorizëm dhe pjesëmarrje në grup terrorist të cilët shumica janë nga Kosova. Në dëshmitë e tyre ata kanë hedhur poshtë akuzat për terrorizëm duke theksuar se ishin ftuar në Maqedoni për shkak të mos implementimit të marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtave të shqiptarëve. Në përleshjen e armatosur që ka ndodhur me 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë u vranë 18 persona ndërsa mbi 40 janë plagosur.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test