Shqiptarët humbin drejtorin e Spitalit të Kumanovës, kuadër i LSDM do ta udhëheq

Kumanova

Shqiptarët humbin drejtorin e Spitalit të Kumanovës, kuadër i LSDM do ta udhëheq

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 18:32
ilustrim

Pas disa viteve, BDI humb Spitalin e Qytetit të Kumanovës dhe se tanimë drejtor i këtij institucioni është caktuar kuadër i nominuar nga LSDM.

Dr.Snezhana Zaharijeva është emëruar drejtore e Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë. Me këtë largohet nga kjo detyrë Arif Latifi, drejtori i deritanishëm që i takon radhëve të BDI-së. Por Latifi emërohet drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Kumanovë.

Vendimi për emërimin e Zaharijevës është publikuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, që është vulosur nga ministri Arben Taravari. Për postin e drejtorit të Spitalit të Kumanovës në garë ishte edhe LR-PDSH dhe kuadro të saj mjekë, të cilët kishin shpresuar deri në orët e fundit të vendimit, se njëri prej tyre do të jetë drejtues i kësaj qendre mjekësore. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat