Arrestohet një komandant nga Kumanova

Kumanova

Arrestohet një komandant nga Kumanova

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 19:46
ilustrim

Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër personit D.T.(57) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, shkruan Gazeta Lajm.

Ai, si komandant i Stacionit të Policisë Pyjore në Kumanovë, nuk e ka dorëzuar në gjykatë kompetente një kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtës, respektivisht e ka prolonguar në arkivin e Stacionit të Policisë Pyjore-Kumanovë, duke e dëmtuar buxhetin shtetëror për 4,000 euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat