“Kumanova”, prokurorët sulmojnë verbalisht avokaten - Bota Sot
“Kumanova”, prokurorët sulmojnë verbalisht avokaten

Kumanova

E shtunë, 16 dhjetor 2017

“Kumanova”, prokurorët sulmojnë verbalisht avokaten

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 16:03
Gjykimi “Lagjja e Trimave” - Rasti i Kumanovës

Dy prokurorët që merren me rastin e lagjes së trimave, në seancën e sotme gjyqësore pyetën njërën nga avokatet se si nuk i vjen turp të mbrojë terroristët. Avokatja Senazha Stefanovska iu kundërpërgjigj prokurorëve se të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë të mbrohen derisa gjykata të vendos në bazë të dëshmive, njofton Alsat M.

“Unë u deklarova me të drejtën e të gjithëve që janë paraparë me ligj që fajësimin e tyre apo pafajësinë e tyre ta tregojnë në bazë të procedurave ligjore pasi që të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Dhe unë besoj se edhe gjykata do të veprojë në bazë të dëshmive të ofruara dhe të konstatojë se është bërë kjo akt akuzë”,  deklaroi avokatja Snezhana Stefanovska.

Stefanovska tha se aktakuza për terrorizëm është vepër e rëndë për klientin e saj Mirsad Qerimi, për të cilin tha se nuk ekziston asnjë dëshmi që lidhet me organizimin ose pjesëmarrjen e tij në vepër terroriste. Veprën nuk e ka pranuar as vet Mirsad Qerimi i cili tha se terrorizëm ka ushtruar policia.

“Fjala terrorizëm është fjalë shumë e rëndë, për cilindo. Unë kurrë nuk e kam përkrahur terrorizmin, as familja ime. Për çfarëdo qëllimi që u bë kjo dhe për çfarëdo që ndodhi ngjarja, të gjithë e dinë se nuk ka pasur terrorizëm. Nëse dikush ka bërë terrorizëm ajo është policia”, u shpreh i akuzuari Mirsad Qerimi.

Edhe avokati i të akuzuarit Nexhbedin Lika, Ibraim Bajrami nuk ka pranuar akt akuzën duke thënë se s’ka dëshmi që tregon se klienti i tij ka kryer vepër terroriste. Edhe seancën e sotme e bojkotuan pesë të akuzuar. Në momentin kur po dilte nga salla, i akuzuari Valdet Zekaj tha se do të dalin të gjitha të vërtetat për këtë rast. Ai madje tha se ka edhe pjesëtarë të grupit që kanë njohuri por ua kërcënojnë familjen që të mos tregojnë të vërtetën. Ai tha se hetimi ndërkombëtar do ti nxjerr në shesh tradhtarët.

“Faleminderit Amerikës dhe tash do të dalin të gjithë çdo presje apo pikë, tash do të dalin tradhtarët dhe burrat e vërtetë. Këtu ka shumë njerëz çka dinë shumë gjëra por ju kërcënojnë familjen dhe nuk guxojnë të flasim por unë nuk mund tua lë këtë atyre “, tha i akuzuari Valdet Zekaj.

I akuzuari tjetër Shefqet Hallaqi tha se për të mësuar të vërtetën të gjithë duhet të hynë në poligraf. Seanca e ardhshme gjyqësore mbahet të martën më 26 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test