Pas dënimit të grupit të Kumanovës, reagon BDI-ja e Ali Ahmetit - Bota Sot
Pas dënimit të grupit të Kumanovës, reagon BDI-ja e Ali Ahmetit

Kumanova

E martë, 12 dhjetor 2017

Pas dënimit të grupit të Kumanovës, reagon BDI-ja e Ali Ahmetit

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 15:55
Policia e Maqedonisë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me deklaratë për gjykimin e ”Grupit të Kumanovës” ku thotë se për këtë rast duhet hetim ndërkombëtar, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në qëndrimin e vet për përfshirje të ekspertëve ndërkombëtar në një hetim gjithëpërfshirës për zbardhjen e të gjitha paqartësive të ndërlidhura me rastin e Kumanovës.”

”Procesi i gjykimit dhe dëshmitë e protagonistëve nxorrën në sipërfaqe dilemat rreth organizatorëve dhe motiveve të këtij rasti të rëndë, prandaj qytetarët kanë nevojë ta kuptojnë të vërtetën e plotë.”

”Pjesë të dëshmive si dhe materialeve me të cilat qytetarët kishin mundësi të njoftohen nëpërmjet të mediave aludojnë në përfshirjen e dyshuar edhe të përfaqësuesve zyrtar të institucioneve më të larta të shtetit në komunikim me protagonistët e ngjarjes.”

”Prandaj, ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe autoritetit e sundimit të së drejtës që të përfshijnë ekspert ndërkombëtar në hetimin e rastit si dhe të vendosin komunikim dhe bashkëpunim edhe me autoritetit e Kosovës dhe Shqipërisë në shkëmbimin e informacioneve drejt zbardhjes së tërësishme” thuhet në kumtesën e BDI-së.

Përndryshe, shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test