1.3 milionë euro u shpenzuan për rastin “Lagja e trimave” - Bota Sot
1.3 milionë euro u shpenzuan për rastin “Lagja e trimave”

Kumanova

E hënë, 18 dhjetor 2017

1.3 milionë euro u shpenzuan për rastin “Lagja e trimave”

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 19:28
Gjykimi i grupit Kumanova

Një milion e treqind mijë euro janë shpenzuar përgjatë dy vjetëve sa zgjati hetimi për rastin “Kumanova” të Lagjes së trimave, para këto që do të kthehen nga 33 të dënuarit e sotëm.

Kjo vlerë përfshin harxhimet për lëndë djegëse, për harxhime gjyqësore, përkthyes gjyqësor, kerozin të helikopterëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për obduksionet dhe shërbimet shëndetësore.

Përndryshe, sot në Gjykatën Supreme të Shkupit u dha vendimi për 33 persona të rastit të “Kumanovës”, ndaj të cilëve u parashtrua dënim me shtatë shekuj e gjysmë burg. Nga gjithë të akuzuarit, vetëm 4 u shpallën të pafajshëm. Vendimi i sotëm i parapriu procesit gjyqësor që zgjati për më shumë se dy vjet. Për aq sa ka zgjatur procesi gjyqësor, në çdo ditë të seancës së rastit të “Kumanovës”, mbi qytetin e Shkupit kanë qarkulluar helikopterë të shumtë ndërkaq transporti i të burgosurve nga Gjykata në Burgun e Shutkës gjithnjë është bërë me vetura shtesë dhe forca policore të shumta.

Ndryshe, më 9 dhe 10 maj 2015, në Lagjen e trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Në të shtënat jetën e humbën tetë policë të njësiteve speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test