Vjen kërkesa e parë për NATO-n: Të zhvillohet menjëherë hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës - Bota Sot
Vjen kërkesa e parë për NATO-n: Të zhvillohet menjëherë hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës

Kumanova

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Vjen kërkesa e parë për NATO-n: Të zhvillohet menjëherë hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 17:48
Kumanova

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Ali Ahmeti, ka pritur në takim pune shefin e zyrës së NATO’së në Maqedoni, Gorazd Bartol.

Në takim u diskutua rreth zgjedhjeve të përfunduara lokale, situatës politike në vend dhe rajon si dhe integrimit të vendit tonë në NATO.

Në fillim, Ahmeti komentoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në rastin e Kumanovës duke theksuar nevojën e menjëhershme që të zhvillohet një hetim ndërkombëtar për rastin, të shkëmbehen informacione të rëndësishme me Kosovën dhe Shqipërinë, të themelohet një Komision Anketues në Kuvend, ngjashëm si për rastin e Sopotit, në mënyrë që ky rast të zbardhet tërësisht, përfshirë motivet dhe organizatorët, pa lënë asnjë paqartësi të vetme.

Ahmeti nënvizoi që takimin e parë me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar pas përfundimit të zgjedhjeve e bënë pikërisht me zyrën e NATOsë në vend për të demonstruar dy prioritetet kryesore në periudhën para nesh, reformat në gjyqësor dhe anëtarësimin në NATO.

Në ditët në vijim presim edhe rrumbullakësim të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit nëpërmjet të barazisë gjuhësore, ndërsa BDI mbetet e përkushtuar që ti prijë procesit reformues në vend nëpërmjet të zbatimit të rekomandimeve urgjente të Komisionit Evropian, por edhe ndërtimit të fqinjësisë së mirë dhe tejkalimit të kontesteve që do të hap rrugën tonë drejt Brukselit.

Ahmeti i vlerësoi zgjedhjet si demokratike, të lira dhe të pranueshme nga të gjitha palët, ndërsa nënvizoi që vendi ka nevojë për opozitë të unifikuar dhe konstruktive në mbështetje të reformave dhe proceseve progresive në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test