Arsimtari nga Kumanova mëson nxënësit si në kohën e Ismail Qemajlit - Bota Sot
Arsimtari nga Kumanova mëson nxënësit si në kohën e Ismail Qemajlit

Kumanova

E hënë, 11 dhjetor 2017

Arsimtari nga Kumanova mëson nxënësit si në kohën e Ismail Qemajlit

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 17:30
Ramadan Osmani

Arsimtari Ramadan Osmani nga Kumanova, duhet të shërbejë si shembull për gjithë arsimtarët tjerë shqiptarë jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri, Kosovë, e gjetiu.

105 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ky arsimtar me prejardhje nga një familje e njohur në Kumanovë, mëson nxënësit e tij në të njëjtin stil sikurse në kohën e Ismail Qemalit, shkruan gazeta Lajm.

Ramadan Osmani është arsimtar në shkollën fillore “25 maj” në lagjen Hasanbeg të Shkupit.

“Janë mbledhë trimat o për atdhe…, o për flamurin që me gjak e skuqin…”, është kënga që jehon në orën mësimore të arsimtarit të artit muzikor, Ramadan Osmani.

Paraqitja e tij skenike është motivuar nga filmi i mirënjohur shqiptar “Mësuesi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test