Shpërthen zjarr në stacionin policor në Kumanovë

Kumanova

Shpërthen zjarr në stacionin policor në Kumanovë

Më: 7 janar 2018 Në ora: 22:31
Kumanovë

Një zjarr u fuqishëm ka shpërthyer sot në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Kumanovë. Shuarja e tij ka ndodhur pas një ore pasi që kishin mbërritur ekipet e zjarrfikësve.

MPB ka konfirmuar incidentin duke theksuar se nga zjarri janë djegur disa zyra, por deri tani si pasojë e instalimeve të vjetruara elektrike. Zjarri ka kapluar ambientet në orën 8.10 të mëngjesit të sotëm, ndërsa është fikur pas një ore.

Disa nga portalet lokale kanë raportuar se nga flakët e zjarrit janë djegur edhe dosje të rëndësishme policore, pasi që është djegur Zyra për analitikë në katin e dytë të SPB në Kumanovë.

MPB theksoi se do të jap informacione të detajuara lidhur me këtë rast, ku kanë nisur hetime intensive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat