Kumanovë, rrahen dy të rinj deri në përgjakje

Kumanova

Kumanovë, rrahen dy të rinj deri në përgjakje

Më: 20 mars 2018 Në ora: 08:48
I rrahuri

Dy të rinj janë rrahur në Kumanovë dy netë më parë dhe se njëri prej tyre ka përfunduar në qendrën klinike “Nëna Terezë” në Shkup.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 1.30 më 19 mars, kur dy të rinjtë I.F, 21 vjeç dhe N.M, 21 vjeç, të dy nga Kumanova kanë ndaluar me makinën e tyre tek piceria “Sezam” përballë Ish-komitetit, kur menjëherë ata janë sulmuar nga dy persona të panjohur. 

Të rinjtë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Kumanovës dhe se njëri prej tyre është dërguar në Shkup. Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski përmes profilit të tij në facebook ka bërë thirrje që Ministria e Brendshme urgjentisht të zbardh rastin dhe të kap autorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat