Katër persona nga Kumanova dënohen me katër muaj burg për vrasjen në Reçicë të Vogël

Kumanova

Katër persona nga Kumanova dënohen me katër muaj burg për vrasjen në Reçicë të Vogël

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 16:12
Ilustrim

Sabit Rexhepi, Ridvan Dervishi, Halil Kamberi dhe shtetasi shqiptar Lulzim Bitra, janë dënuar me katër muaj burg për vrasjen e 5 prillit të këtij viti, që ndodhi në afërsi të selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, ku edhe një person humbi jetën.

Sipas aktgjykimit, të dënuarve do t’ju llogaritet edhe koha që kanë kaluar në paraburgim, ndërsa shtetasi i Shqipërisë, i cili akoma është në paraburgim, pas vuajtjes së dënimit, do të dëbohet nga Maqedonia me ndalesë për pesë vjet hyrje në shtet.

Sipas avokatit mbrojtës, Miralem Asani, procedura për klientët e tij është zbatuar sipas ligjit dhe në mënyrë profesionale, megjithatë ai ka vërrejtje për lartësinë e dënimit.

Katër të dënuarit në seancën e sotme për incidentin e armatosur, pranuan fajin për pjesëmarrje në rrahje dhe procedura për ta u zhvullua ndaras nga të akuzuarit tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat