Shpërthen një mjet shpërthyes në një kosh mbeturinash, nuk ka të lënduar

Kumanova

Shpërthen një mjet shpërthyes në një kosh mbeturinash, nuk ka të lënduar

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Personi A.D nga (30) nga Kumanova sot në mëngjes në orën 3:20 minuta në SPB Kumanovë ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim eksplozivi para portës së shtëpisë së tij.

“Është dalë në vendin e ngjarjes dhe fillimisht u zbulua se një pajisje shpërthyese ka qenë e vendosur në një kosh mbeturinash para portës. Nuk ka persona të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material të dritareve të shtëpisë”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Policia ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat