Me fustan e me mustaqe: Kështu dukej një bari në vitet 1700–1737

Lajme

Me fustan e me mustaqe: Kështu dukej një bari në vitet 1700–1737

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:39
Bariu shqiptar

Përllogariten rreth 65 punime të Vanmour-it, të cilat u vunë në Rijks Muzeum të Amsterdamit në vitin 1902.

Në këto 65 punime dhjetë punime lidhen me motive që reflektojnë botën shqiptare:

-Së pari më tërhoqi vëmendjen piktura e quajtur “Një ushtar shqiptar”, bërë gjatë viteve 1700 – 1737, që përbën vërtet portretin e  një luftëtari me veshjen karakteristike dhe armën në fillimin e shek. XVIII.

-Një tjetër pikturë është “Peshkatari nga Shqipëria”, realizuar gjatë viteve 1727 – 1730.

-Akoma më e çuditshme është një pikturë që paraqet një bari shqiptar, i cili mban në kokë një kapele tipike që krahasohet me kapelat që mbanin barinjtë e pikturuar nga ikonografi ynë i madh i shek. XVI, Onufri.

Por, kryevepra e piktorit Vanmour është një tablo me përmasat 120 x 90 cm, që pasqyron kryengritjen e një personazhi të jashtëzakonshëm historik me origjinë shqiptare, i quajtur Padrona Halili, i cili bëri një kryengritje të frikshme që tmerroi tërë Perandorinë Osmane, në vitin 1730. Kryengritja e këtij shqiptari pati jehonë ndërkombëtare. I tmerruar Sulltan Ahmedi III abdikoi fronin për nipin e tij Mahmudi I (1730 – 1754). Interesante është që piktori Vanmour e pikturon shqiptarin kryengritës me dorën e djathtë të ngritur që mban shpatën me një pamje triumfuese dhe përjetësuese në histori. Në koleksionin e Vanmour-it ishte edhe një pikturë tjetër e dytë që tregonte vdekjen e shqiptarit rebel Halili. Të dyja pikturat janë bërë në harkun kohor 1730 – 1737.

Dua të shtoj që Sekretari i Cornelis-it i quajtur Jean Louis Riga, ka lënë përshkrime intime jo vetëm për procesin e pritjeve të ambasadorëve të Holandës të Sulltani, por flet edhe për një përkthyes të Portës e Madhe quajtur Aleksandër Ghika (Gjika). Ka shumë gjasa që ky është një përkthyes me origjinë shqiptare.

Ambasadori Cornelis në 7 maj 1744 e mbaron shërbimin diplomatik dhe ikën nga Stambolli. Por ai mbetet sërish një diplomat i madh i Holandës. Në 1737 ai negocion midis Sulltanit dhe Carit Rus për një paqe. Pastaj shkon në Dresden, në Saksoni dhe Poloni. Vdes më 2 mars 1764.

Koleksioni i pikturave të tij pati famë europiane. Në 1737 “Mercure de France” boton një artikull mbi koleksionin turk të Ambasadorit Calkoen dhe posaçërisht për artin reflektues dhe përshkrues të Vanmour-it. Historiani i artit Ferid Hudhri, është i pari që e ka përmendur piktorin Vanmour.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat