Ish-presidentja Jahjaga has në gjarpër në Parkun e Gërmisë, apelon për kujdes

Lajme

Ish-presidentja Jahjaga has në gjarpër në Parkun e Gërmisë, apelon për kujdes

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 18:19
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përjetuar sot momente të frikshme, pasi thotë se gjatë ditës ajo hasi në një gjarpër në Parkun e Gërmisë.

Jahjaga bën apel tek qytetarët që frekuentojnë këto anë, që të kenë kujdes dhe vëmendje të shtuar në natyrë, meqë gjarpërinjtë po shihen shpesh duke qenë se koha ka nisur të ngrohet.

”Gjatë një ecje në Parkun e Gërmisë, sot hasa në këtë gjarpër.

Ju bëjë thirrje të keni kujdes dhe vëmendje të shtuar gjatë kohës në natyrë, pasi që ata po shihen shumë shpesh tanimë që koha është ngrohur”, shkruan Jahjaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat