​Varhelyi: BE do të bëjë gjithçka për të shpejtuar negociatat me Malin e Zi

Lajme

​Varhelyi: BE do të bëjë gjithçka për të shpejtuar negociatat me Malin e Zi

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 23:06
Komisionari i Zgjerimit i BE-së Oliver Varhelyi

Komisionari i Zgjerimit i BE-së Oliver Varhelyi tha sot pas Konferencës Ndërqeveritare BE-Mali i Zi në Luksemburg, se BE do të bëjë gjithçka që mundet për të shpejtuar bisedimet e anëtarësimit me Podgoricën, të cilat duhet të përqendrohen në sundimin e ligjit.

"Në Konferencën e parë Politike Ndërqeveritare nën metodologjinë e rishikuar sonte: një sinjal i fortë politik dhe dialog politik mbi reformat kryesore. "Mali i Zi tashmë ka hapur të gjithë kapitujt dhe duhet të përqendrohet në sundimin e ligjit në mënyrë që të përmbushë kërkesat kryesore në Kapitujt 23 dhe 24," shkroi Varhelyi në Twitter.

Ai shtoi se Komisioni Evropian do të jetë me Malin e Zi dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të shpejtuar negociatat e anëtarësimit dhe për të mbështetur perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me situatën me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, të cilat ende janë duke pritur fillimin e negociatave, Varhelyi deklaroi se është bërë shumë në muajt e mëparshëm dhe se është bërë përparim i dukshëm.

"Unë mendoj se jemi drejt fundit të procesit dhe tani duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të kaluar në nivelin tjetër, i cili përfshin konferencat e para ndërqeveritare (fillimi i negociatave) me të dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, si një çështje prioritare," ka shkruar Varhelyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat