Kaq përqind e serbëve mendojnë që Kosova ishte dhe është e Serbisë

Lajme

Kaq përqind e serbëve mendojnë që Kosova ishte dhe është e Serbisë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Pas 140 viteve të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA’së dhe Serbisë, qytetarët e Serbisë konsiderojnë që vizita e Presidentit Amerikan Joe Biden do të përmirësonte marrëdhëniet si dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës sipas hulumtimit të Institutit për Çështje Europiane në Beograd

Hulumtimi i Institutit për Çështje Europiane për gjashtë vite rresht ka kryer hulumtim të opinionit publik për marrëdhënien Serbi-SHBA. Hulumtimi u krye me anketën e 1207 personave.

Më shumë mendojnë se duhet mbajtur marrëdhënie të mira si me SHBA dhe Rusinë, më pak janë ata që i japin përparësi Rusisë në relacion me Amerikën dhe që konsiderojnë atë armik të Serbisë.

39 për qind e qytetarëve serbë mendojnë se SHBA është armik i Serbisë, në masë të madhe respodentët ishin meshkuj. 28 për qind e tyre mendojnë se është mik i Serbisë, ndërsa 38 për qind e tyre nuk dinë të përgjigjen.

Në relacion me hulumtimin e viteve të kaluara numri i qytetarëve serbë që e konsiderojnë SHBA’në armik të Serbisë ka rënë me 11 për qind, por përputhet me rezultatet e vitit 2020.

Në pyetjen se çfarë do të përmirësonte marrëdhëniet mes Serbisë e Amerikës, 16.2 mendojnë se do të ishte zgjidhja e çështja e Kosovës,  14.6 kërkim falja e NATO’s dhe dëmshpërblimi i luftës, 12.9 mendojnë se duhet të ju kthejnë Kosovën dhe mos ta prekin më, 10.3 mendojnë se ndryshimi i presidentit të SHBA’së, 9.5 mendojnë se hyrja e Serbisë në BE, 7.8 ndryshimin e pushtetit në Serbi, 7.5 njohja më e mirë, 6.7 hyrja e Serbisë në NATO, 9.7 dhe 5.4 e tyre përmendin bashkëpunimin në fushat kulturore, sportive dhe edukative, ndërsa 6.3 të serbëve nuk dinin  si të përgjigjeshin.

Sipas opinionit të qytetarëve serbë, politikani që punon më shumë në përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA është Aleksandar Vucic, që është theksuar në 42.6 të rasteve, ndërsa 35.1 prej tyre nuk dinin të përgjigjeshin në këtë pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat