Krasta: Në plazhet e Shqipërisë buçasin këngët e Cecës, ajo në qafë mban stolitë e plaçkitura nga burri i saj në Kosovë

Lajme

Krasta: Në plazhet e Shqipërisë buçasin këngët e Cecës, ajo në qafë mban stolitë e plaçkitura nga burri i saj në Kosovë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 23:14
Ceca dhe Arkani

Gazetari dhe prezantuesi i njohur Adi Krasta, ka reaguar ndaj fenomenit të shfaqur së fundmi në plazhet e Shqipërisë, ku muzika serbe dëgjohet në lokale dhe taverna të ndryshme.

Krasta përmes një tweet-i në llogarinë personale ka shkruar se minimumi i ndjeshmërisë ndaj masakrave që kanë ndodhur në Kosovë, është që këto muzika të ndalen në publik.

Statusi i plotë:

Në plazhet e Shqipërisë buçasin këngët e këngëtares serbe Ceca, e cila vazhdon të rrezellijë qafës me stolitë e plaçkitura nga burri i saj në Kosovë. Minimumi i ndjeshmerisë sonë ndaj masakrave është të mos i buoasim publikisht këto këngë e këngëtarë. Jo?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat