Imami arab në Gjermani shpërthen ndaj flamurit shqiptar: Hidheni në kosh!

Lajme

Imami arab në Gjermani shpërthen ndaj flamurit shqiptar: Hidheni në kosh!

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 17:52
Imami i quajtur Abu Rumaisa

Një imam i quajtur Abu Rumaisa, gjatë një ligjërate të tij u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që frekuentojnë xhaminë e tij, që të hedhin në kosh flamurin kombëtar.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Rumaisa, i cili shërben në xhaminë e Braunschweig në Gjermani, flet me urrejtje dhe përçmim ndaj flamurit shqiptar.

I gjithë diskutimi nisi pasi dikush e kishte pyetur imamin se nëse mund të mbante flamurin shqiptar që ia kishte dhuruar një shqiptar.

“Hidhe në kosh”, u përgjigj menjëherë imami Abu Rumaisa duke shtuar se ky flamur përfaqëson qafirat dhe jo myslimanet dhe është kundër islamit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat