Popoviç: Serbia ndryshon Kushtetutën, Kosova mbetet pjesë e preambulës së saj

Lajme

Popoviç: Serbia ndryshon Kushtetutën, Kosova mbetet pjesë e preambulës së saj

Nga: F.B. Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Ligji i tanishëm për referendum është i tejkaluar dhe nuk është në harmoni me përcaktimet e Kushtetutës së vlefshme dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, ka thënë ministrja e Drejtësisë Maja Popoviç, duke shtuar se nuk do ketë ndryshim në preambulën e saj, transmeton “Bota Sot”.

Ajo i ka vlerësuar si të pasakta konstatimet se Serbia do ta ndryshojë Kushtetutën e saj për shkak të Kosovës dhe spekulimet e medieve se risitë në ligjin e referendumit po sillen për harmonizimin me Kushtetutën, ashtu që shteti me lehtë të “shtyjë“ temat e nxehta si çështjen e Kosovës apo çështjen Jadar.

“Të gjitha këto nuk qëndrojnë dhe kanë për qëllim të destabilizojnë dhe sjellin trazira në sistemin tonë shoqëror-politik. Ky ligj është dashur të miratohet shumë më herët. Ligji i tanishëm për referendum është i tejkaluar dhe nuk është në harmoni me përcaktimet e Kushtetutës së vlefshme dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës” – tha ajo për “Veçernje Novosti”.

Popoviç thekson se qëllimi i ligjit të ri nuk është shtyrja e temave “të nxehta e guduliste”, por që qytetarëve të ju mundësohet realizimi i të drejtave të tyre për pjesëmarrje në qeverisje përmes referendumit apo iniciativës popullore.

Ministrja e Drejtësisë ka paralajmëruar se deri në fund të muajit ligji i referendumit do duhej të miratohet në Kuvendin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat