Lansohet Instrumenti i Investimit Kapital, mundëson përmirësimin infrastrukturës për komunat

Lajme

Lansohet Instrumenti i Investimit Kapital, mundëson përmirësimin infrastrukturës për komunat

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 13:02
Lansohet Instrumenti i Investimit Kapital për komunat

(E plotësuar 14:29) - Është lansuar sot Instrumenti i Investimit Kapital që do të ofrojë mundësinë që të gjitha komunat kosovare të marrin mbështetje në rregullimin dhe përmirësimin e infrastrukturës strategjike dhe të qëndrueshme me synim përfitimin e komuniteteve lokale dhe që inkurajon bashkëpunimin ndërkomunal.

Ky program është krijuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në partneritet me UNHabitat Kosova dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Trim Berisha, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Lokal, tha se përmes këtij programi synojnë të ofrojnë sa më shumë mundësi financiare për komunat. Derisa shtoi se qëllimi kryesor është plotësimi i kërkesave për qytetarët.

Berisha: Qëllim është t’i ofrojmë komunave mundësi që t’i plotësojnë kërkesat e qytetarëve

“Do të implementohet në 38 komuna dhe këto komuna do të kenë mundësi të përfitojnë investime të projekteve kapitale. Do të jetë një program katërvjeçar ku thirrjet planifikohen të hapen vit pas viti. Dhe kjo është thirrja e parë e këtij lloj… Si ministri e MAPL kemi qenë të angazhuar dhe kemi synim që të ofrojmë sa më shumë mundësi financimi përtej mundësve të tyre vetanake, për arsye se e dimë që kapacitetet financiare të komunave janë të limituara për t’i plotësuar të gjitha nevojat e qytetarëve… Qëllimi ynë është që t’i ofrojmë komunave sa më shumë mundësi që t’i plotësojnë kërkesat e qytetarëve, por në të njëjtën kohë edhe të zhvillojnë kapacitetet e tyre dhe ta përmirësojmë qeverisjen, ta rrisim transparencën dhe në këtë mënyrë padyshim përfitues do të jenë edhe qytetarët”, theksoi Berisha.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavderbasha beson se ky partneritet i ri në mes UN-Habitat Kosova dhe MAPL do të jetë një ndihmë e madhe për komunat, lidhur me projektet cilësore për qytetarët.

Çavderbasha: Programi ka për qëllim rregullimin e infrastrukturës strategjike dhe të qëndrueshme

“Ky instrument do t’i ofrojë mundësi të gjitha komunave të Kosovës për të marrë mbështetje teknike dhe financiare me qëllim të ndërtimit fizik dhe rregullimit të infrastrukturës strategjike dhe të qëndrueshme që janë të dobishme për komunitetet lokale, duke përfshirë edhe inkurajimin për bashkëpunimin ndër-komunal”, theksoi ajo.

Omar Siddikue, udhëheqës i UN-Habitat Zyra në Kosovë, theksoi se nëse do të kishte urbanizim siç duhet do të adresoheshin në mënyrë pozitive disa sfida zhvillimore të Kosovës.

Prandaj, për këtë ai ka thënë se UN-Habitat punon ngushtë me qeverinë e Kosovës, komunat dhe me komunitetin për të siguruar që urbanizimi të jetë gjithëpërfshirës e i qëndrueshëm.

Siddikue: Nëse kemi urbanizim siç duhet do të adresojmë në mënyrë pozitive disa sfida zhvillimore

“Kushtet e jetesës në qytete janë kryesore për t’i përmbushur targetet dhe në përgjithësi nëse kemi urbanizim siç duhet do të adresojmë në mënyrë pozitive disa sfida zhvillimore kryesore të Kosovës dhe botës. UN-Habitat është i kënaqur që punon me Qeverinë e Kosovës, komunat dhe me komunitetin në të gjitha nivelet për të siguruar që urbanizimi të jetë gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm”, theksoi Siddikue.

Shuma financiare për mbështetje do të jetë nga 175 mijë euro deri 400 mijë euro. Ndërsa, koha e aplikimit është deri më 28 shkurt.

Lansohet Instrumenti i Investimit Kapital për komunat

Lansohet Instrumenti i Investimit Kapital që do të ofrojë mundësinë për të gjitha komunat kosovare për marrjen e mbështetjes në rregullimin dhe përmirësimin e infrastrukturës strategjike dhe të qëndrueshme me synim përfitimin e komuniteteve lokale dhe që inkurajon bashkëpunimin ndër-komunal.

Ky program është krijuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në partneritet me UN-Habitat Kosova dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Trim Berisha sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Lokal, theksoi se si ministri me këtë projekt kanë synim të ofrojnë sa më shumë mundësi financiare për komunat. Teksa shtoi se qëllimi kryesor është për plotësimin e kërkesave për qytetarët.

Zëvendës ministrja Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha beson se ky parberitet i ri në mes UN-Habitat Kosova habitatit dhe MAPL do të jetë një ndihmë e madhe për komunat, lidhur me projektet cilësore për qytetarët.

Shuma financiare për mbështetje do të jetë nga 175 mijë euro deri 400 mijë euro. Ndërsa,

koha e aplikimit është deri më 28 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat