Kancelari i ri austriak flet për dialogun Kosovë-Serbi, tregon si duhet zgjidhur

Lajme

Kancelari i ri austriak flet për dialogun Kosovë-Serbi, tregon si duhet zgjidhur

Nga: F.B Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 09:17
Karl Nehammer

Në një bisedë për mediet serbe, kancelari i ri austriak Karl Nehammer, ka folur për situatën kur merr kryesimin e vendit sikurse edhe për masat kundër pandemisë dhe problemet në rajon, zgjerimin dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ku deklarim se “Status quo për problemin e Kosovës nuk është opsion ndërsa Serbia duhet të përshpejtojë reformat, e BE të mbajë premtimet lidhur me zgjerimin”, shkruan media serbe, transmeton “Bota Sot”.

Sipas “Kurir”, Nehammer tha se Serbia është partner i rëndësishëm i Austrisë në Ballkanin Perëndimor dhe është në interesin austriak që raportet mes dy vendeve të thellohen dhe zgjerohen, pasi ka shumë hapësirë për avancimin e tyre.

Siç dihet, Karl Nehammer ka marrë detyrën e kancelarit të Austrisë në fillim të dhjetorit 2021, duke trashëguar kancelarin Sebastian Kurz, i cili vendosi të tërhiqet nga politika. Nehammer më herët ka qenë ministër i punëve të brendshme në qeverinë austriake.

Lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, përkatësisht cila do ishte zgjidhje e qëndrueshme e saj, kur faktorët ndërkombëtarë flasin për pranimin e ndërsjellë mes Kosovës edhe Serbisë si zgjidhje ideale. Ndonëse Beogradi shumë herë qartë ka thënë se nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës?

“Një gjë duhet të jetë e qartë – në çfarë do rasti, status quo nuk është opsioni i zgjidhjes së kësaj çështje. Ajo që është e nevojshme është zgjidhja e përhershme edhe e qëndrueshme e normalizimit të raporteve. I dërguari special ka mbështetjen tonë të plotë në përpjekjet e tij. Për përparim në procesin e bashkëngjitjes është e domosdoshme përparim i mëtejmë në dialog, nga kjo është shumë me rëndësi kthimi i dinamikës më të madhe në bisedime”, tha Nehammer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat