Edhe anëtari i LVV-së publikon faturën e fundit të KEDS-it

Lajme

Edhe anëtari i LVV-së publikon faturën e fundit të KEDS-it

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Sami Ahmeti, ka publikuar dy faturat e tij të fundit të energjisë elektrike dhe ka pretenduar se nuk i është “fryrë” fatura”.

Ai, pas pranimit të faturës së KEDS-it për muajin janar, ka thënë se “ashtu siç është shpjeguar nga qeveria” nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë për orë.

“Faturat e para pas vendimit të ZRRE- së për ngritje të çmimit të rrymës elektrike për konsumatorët që hargjojnë nën 800kw, ashtu siç është shpjeguar nga qeveria nuk kanë ngritje”, ka thënë ai.

“Këtë e vërtetova edhe duke krahasuar faturat e mia të Janarit dhe Shkurtit”, vijoi ai.

Ahmeti është asamblist në Kuvendin Komunal të Obiliqit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat