Fondacioni i Mileniumit në Kosovë subvencionon rinovimin e 250 shtëpive për energji efikase

Lajme

Fondacioni i Mileniumit në Kosovë subvencionon rinovimin e 250 shtëpive për energji efikase

Më: 1 mars 2022 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Efikasiteti i energjisë dhe ruajtja e energjisë nuk janë e njëjta gjë, por të dyja kanë qëllim të ngjashëm: të reduktojnë përdorimin e energjisë.

E para do të thotë të përdorësh më pak energji për të kryer të njëjtën punë, kurse ruajtja e energjisë varet nga njerëzit që reduktojnë aktivitetet që konsumojnë energji.

Në këtë drejtim Fondacioni i Mileniumit në Kosovë, deri më tani ka subvencionuar rinovimin e 250 shtëpive në të gjithë vendin.

Përfitues i kësaj ka qenë edhe Izet Hoxha nga Mitrovica.

Media ka përgatitur një storie për këtë, të cilën ju ftojmë ta ndiqni në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat