Gërvalla dhe homologët e saj kërkojnë arsimimin e vajzave afgane

Lajme

Gërvalla dhe homologët e saj kërkojnë arsimimin e vajzave afgane

Më: 26 mars 2022 Në ora: 10:40
Disa vajza në një shkollë në Afganistan (Foto nga arkivi)

Ministret e Jashtëm nga 16 vende të botës, përfshirë edhe atë të Kosovës, Donika Gërvalla kanë kërkuar arsimimim e vajzave afgane.

Ato thanë se janë thellësisht të zhgënjyera që vajzave afgane u mohohet qasja në shkollat e mesme dhe u bëri thirrje talebanëve që të anulojnë vendimin e tyre.

Sundimtarët talebanë të Afganistanit vendosën që ta ndalojnë arsimimin për vajzat mbi klasën e gjashtë.

Deri më tani ata nuk kanë pranuar të shpjegojnë vendimin e papritur, shkruan Business Standard, transmeton Klankosova.tv.

“Si gra dhe si ministre të jashtëm, ne jemi thellësisht të zhgënjyer dhe të shqetësuaar që vajzave në Afganistan po u mohohet aksesi në shkollat ​​e mesme,” thanë ministret e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Andorrës, Australisë, Belgjikës, Bosnjës, Kanadasë, Estonisë, Gjermanisë, Islandës, Malavi, Mongoli, Zelandë e Re, Suedia, Tonga dhe Britani e Madhe në një deklaratë të përbashkët.

Ato thanë se vendimi është veçanërisht shqetësues pasi kemi dëgjuar vazhdimisht angazhimet e tyre për të hapur të gjitha shkollat ​​për të gjithë fëmijët.

“Ne u bëjmë thirrje talebanëve që të anulojnë vendimin e tyre të fundit dhe të japin akses të barabartë në të gjitha nivelet e arsimit, në të gjitha pjesët e vendit”, shtuan ata.

Ndryshe, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit pati një diskutim me dyer të mbyllura për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat